VIDEO/ Vettingu në politikë, Abilekaj: Sajesë e Bashës për marrëveshje të tretë me Ramën! Dy herë u gënjye dhe humbi

VIDEO/ Vettingu në politikë, Abilekaj: Sajesë e Bashës për marrëveshje të tretë me Ramën! Dy herë u gënjye dhe humbi

19:20, 05/11/2021
A+ Aa A-

Analisti dhe drejtori i portalit Dosja.al, Enton Abilekaj i ftuar në edicionin e 'Ora 19:00' me Juli Krisafin në Syri Tv, u shpreh se Lulzim Basha kërkon marrëveshje të tretë me Edi Ramën, pasi u gënjye dy herë prej tij dhe humbi zgjedhjet. 

Sipas tij, propozimi i opozitës për Vettingun në politikë është një sajesë për të hyrë në një tjetër marrëveshje me kryeministrin. 

Duke komentuar draftin e demokratëve, Abilekaj tha se dhënia e kompetencave për SPAK, është njësoj si të varësh 'mëlçitë në qafën e Edi Ramës'.

"Vettingu është një sajë për të hyrë në marrëveshje, se sa një iniciatëive politike për të rregulluar diçka. Me atë projekt që ka PD rregullimi është zero. I jep SPAK-ut më shumë të drejtë, i var Edi Ramës mëlçitë në qafë. I thotë Edi Ramës gjeje ti kush do ta kalojë Vettingun në politikë, pasi e pa ç'a u bë edhe me Vettingun në Drejtësi. Ajo është një mënyrë për të legjitimuar çfarë ka ndodhur me Reformën në Drejtësi dhe për të hyrë në ndryshime Kushtetuese. PD legjitimon Reformën në Drejtësi, justifikon me pazar zgjatimin e Vettingut. Dhe efekti i dytë, eja të bëjmë ndryshimet Kushtetuese. Për mua është sajesë për të hyrë në marrëveshje të tretë me PS. S'e di pse po kërkon Lulzim Basha. Janë dy marrëveshje që ka bërë ai dhe në të dyja Rama i ka dalë nga marrëveshja, e ka gënjyer dhe ka fituar. Tani është marrëveshja e tretë. Për çfarë po shkon tani?", tha Abilekaj. 

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që legjitimoi zgjedhjet e 30 qershorit, për Abilekajn nuk është shkaku që Basha duhet të japë dorëheqjen nga kryetar i PD, pasi një gjë të tilla ai duhet ta kishte bërë menjëherë pas 25 prillit.

"Lulzim Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen që në vitin 2017. Shkoi dhe u ul me Damian Gjiknurin në një tavolinë në janarin e 2020, për të bërë reformën zgjdhore. Lulzim basha duhet të shpjegonte pse ndodhi kjo? Pasi la mandatet, refuzoi zgjedhjet lokale, la PD-në pa bashki dhe shkon të bëjë marrëveshje me ata që tha se nuk do të futej kurrë në zgjedhje. 

Momenti i tretë është në 30 korrik, ajo marrëveshje e 5 qershorit u shkel nga Edi Rama. Në 2017 Basha i tha Edi Ramës pas zgjedhjeve, herën e parë po më gënjeve është faji yt, po më gënjeve herën e dytë është faji im. Edi Rama e gënjeu që para zgjedhjeve Lulzim Bashën dhe i bie që ishte faji i Lulzim Bashës. Dhe për këtë duhet të jepte dorëheqjen ose një shpjegim të fortë që ta mbante në krye të partisë. 

Pastaj është humbja e zgjedhjeve në 25 prill dhe duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Nuk mund të justifikohet me 'masakra elektorale', sepse 'masakra elektorale' u përdor vetëm sa u bënë zgjedhjet në PD. Pas qershorit nuk ka më masakër elektorale, por ka një marrëveshje të tretë. Prandaj, vendimi i Kushtetueses nuk është shkaku që Basha duhet të japë dorëheqjen, por duhet ishte larguar që pas 25 prillit", u shpreh ai.  

Sa i takon shpalljes së zgjedhjeve nga Lulzim Basha në FRPD në këtë moment, Abilekaj tha se është një lëvizje për të marrë nën kontroll forumin. 

"Mund ta interpretojmë edhe si skadim të afatit, por mqs afati ka dy vite që ka staduar, por PD e drejtuar nga Basha dhe jo vetëm, nuk është shquar ndonjëherë për respektimin e afateve statutore. Kjo kujtesë e papritur në këtë situatë duket si një marrje masash që forumi rinor të merret në kontroll nga ekzekutivi i partisë, pra nga PD-ja zyrtare. Por duhet parë si do të bëhet gara, si do të mbështeten kandidatët dhe si do të trajtohen. Duket si një marrje masash për të marrë nën kontroll PD-në".  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco