Italia, pasaporta e vaksinimit dhe si gënjeu qeveria Rilindase

Italia, pasaporta e vaksinimit dhe si gënjeu qeveria Rilindase

18:12, 05/11/2021
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Italia JO pasaporte vaksinimi per Vaksinat e pacertifikuara, ndersa qeveria rilindase genjen!

Ministrja e Shëndetësisë në Parlament gënjeu pa u skuqur fare për njohjen e vaksinave të pacertifikuara. 

Ajo duke iu përgjigjur Tritan Shehut tha "se ndjen keqardhje që dëgjon nga një mjek shprehjen se vaksinat janë të pasigurta, kjo pasi sipas saj ato certifikohet nga Agjencitë e Prodhimit të Barnave në vendin ku ato prodhohen". 

Por e vërteta është krejt ndryshe dhe shumë e hidhur. 

Italia vendi, që u perball më fort se ndonjë vend tjetër me Pandeminë është shumë e qartë lidhur me vaksinat e panjohura nga EMA. 

Italia me urdhër të ministrit të Shëndetësisë shprehet qartë e prerë se certifikata e vaksinimit (Green Pass) për të vaksinuarit me vaksina të pa certifikuara nga EMA do të lëshohet vetëm pas bërjes së detyruar të një doze shtesë (BUSTER) me vaksina Pfizer ose Moderna. 

Lexojeni urdhrin e djeshëm të ministrit Italian Speranza dhe do kuptoni se për çdo gje që thotë Rilindja për Pandeminë në Shqipëri vetëm gënjen.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco