Berisha: Numeratimi i prindërve, zhvlerësim i familjes tradicionale. Basha asnjë deklaratë!

Berisha: Numeratimi i prindërve, zhvlerësim i familjes tradicionale. Basha asnjë deklaratë!

18:11, 05/11/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha në 'Foltoren' e mbajtur në Lushnje, foli se si po sulmohet familja me ligje. Berisha iu referua faktin se po tentohet që me ligj të kemi termat “prindi 1” dhe “prindi 2”, për nënën dhe babain si dhe ligji i birësimeve, një rrezik për fëmijët.

Berisha deklaroi se po shkatërrohet familja me ligjet që miraton Edi Rama, ndërsa dënoi edhe heshtjen e Lulzim Bashës. 

PD, tha Berisha, do të rikthehet forcë konservatore shqiptare e bazuar në familje, lirinë dhe interesin kombëtar.  

"Natyrisht, ky stil i abuzivitetit të shkallës ekstreme pasqyrohet në shkëputje të madhe të ndjeshmërisë ndaj problematikës së qytetarëve. Duhet të pranojmë se shkëputje jo të vogël ka patur PD. Në ç'kuptim? Ajo u largua nga vlerat e saj. Ajo u spostua majtas. Për këtë parti që rrënjët e saj janë ndjekjen, persekutimin, martirizmin e qindra e mijëra shqiptarëve, këto 8 vite pothuajse u thanë. Rrënjët e saj që janë te pronarët pothuajse nuk ekzistojnë. Kjo parti njoroi në mënyrë absurde rolin e grave në shoqërinë tonë, mundin e tyre të jashtëzakonshëm, diskrimimin e tyre të madh që iu bëhet sot. Përsëri kryetari pa parti nuk ka shqipëruar një fjalë të vetme në një kohë kur është sulmuar familja shqiptare me ligje këto tre javë si kurrë ndonjëherë që nga koha e diktaturës.

Ligjet do t'i quaja anti-familje, e numeratimit të prindërve. Ligjet që prekin birësimin, që ndryshojnë krejtësisht rregullat e birësimit, pa pyetur fëmijët, por duke pyetur një ideologji perverse siç është ideoogjia ateise. Nuk është e vërtetë që s'ka bazë ideologjike, ideologjia e komunizmit është ateizmi, feja e komunizmit është ateizmi dhe këta mbi bazën e kësaj ideologjie pa pyetur për qëndrimi tradicional shqiptar ndaj familjes, për vlerat e saj si themeli i të gjitha themeleve, por pa pyetur edhe qëndrimin e besimeve fetare të cilat na bëjnë krenar, bëjnë ligje absolutisht për të hapur mundësi për trafikimin e fëmijëve duke lejuar adoptimet jo në çifte, por në individë të vetëm.

Ku e gjejnë këtë ata? Gjendet vetëm në doktrinat ideologjike çnjerëzore. Ça do të thotë të numeratosh prindërit, prindëri 1, 2, matrikullim po bën këtu? Pra, si të zhvlerësojmë më shumë familjen. Keni dëgjuar ju ndonjë deklaratë nga kryetari pa parti? Apo ish-kryetari? Nuk guxon sepse vijnë nga i njëjti burim. Ne do të riformatojmë partinë. Nëse Edi Rama dhe Soros synuan të shkatërrojnë forcën konservatore shqiptare në Shqipëri, ne do të rindërtojmë forcën konservatore shqiptare më të fuqishme se kurrë, të bazuar në familje, liri, atdhetarinë, interesin kombëtar, liritë dhe të drejtat e qytetarëve", u shpreh Berisha. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco