VIDEO/ Zgjedhjet në FRPD, Berisha: Akt stalinist nga kryetari pa parti, thirrja për të rinjtë

VIDEO/ Zgjedhjet në FRPD, Berisha: Akt stalinist nga kryetari pa parti, thirrja për të rinjtë

17:39, 05/11/2021
A+ Aa A-

Nga Lushnja, ish-kryeministri Sali Berisha iu referua edhe shpalljes së zgjedhjeve nga PD për kryetar të Forumit Rinor. 

Lideri historik tha se ky vendim është një akt stalinist dhe i turpshëm, pasi FRPD nuk është levë e partisë, por forum dhe si i tillë funksionon i pavarur nga PD. 

Berisha iu bëri thirrje të rinjve që të marrin në dorë 'Foltoren'. 

"Duke ardhur këtu, shoh lajmet që ka vendosur pa pyetur udhëheqjen e rinisë së PD, në kokë të tij krijimin e një komisioni për të bërë zgjedhet në FRPD. Një akt stalinist i mirëfilltë dhe i turpshëm. Të rinjtë tek ne nuk janë leva të partisë janë forume me të cilat ne ndajmë të njëjtat vlera, principe dhe qëllime, por kanë vendin e tyre, kanë pavarësinë e tyre. Në këtë formë siç ka vepruar sot kryetari pa part, në këto 30 vite nuk ka vepruar kurrë një njeri i vetëm. Këto mund t'i bënte diktatori, por edhe ai ndiqte ndonjë diktaturë. Ndaj iu bëj thirrje të rinjve të marrin në dorë këtë foltore siç po e marrin çdo ditë e më shumë. Kjo Foltore është për të shndërruar PD-në në shtëpinë e lirisë, synon të vendosim rregulla demokratike brenda nesh, të vendosim vullnetin tuaj, votën tuaj, vendimin tuaj si themel të veprimtarisë së PD", tha Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco