Berisha: Muzeu sekret 6 mln € i 'Ndrikull Piramidës' dhe mafia e plehrave, garë e çmendur si të vjedhin

Berisha: Muzeu sekret 6 mln € i 'Ndrikull Piramidës' dhe mafia e plehrave, garë e çmendur si të vjedhin

17:22, 05/11/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza në adresë të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, lidhur me tenderin sekret 6 mln euro, për ndërtimin e një Muzeu ushtarak në periferi të Tiranës. 

Lideri historik i PD akuzoi edhe mafien e plehrave siç i quajti ai impiantet e inceneratorëve, ndërsa Shqipëria është mbuluar nga plehrat. 

480 mln euro tha Berisha janë paguar për inceneratorët. Ndërsa shtoi se qeveritarët dhe ministrat jnë në garë si të vjedhin.

"Tani na del Muzeu sekret i 'Ndrikull Piramidës'. Na qenka në Bërzhitë një Muze 6 mnln euro për ushtrinë. Një garë e çmendur e shfrenuar se si të vjedhin. Merrni 480 mln euro djegësat, ku është djegësi i Fierit. Plehrat i dogjën duke helmuar qytetarët e Fierit dhe Myzeqesë. Ku është djegësi i Tiranës? Shqipëria mbytet nga plehrat sepse mafia e plehrave i ka shndërruar ato në miniera floriri për t'u pasuruar në kurrizin tuaj", tha Berisha. 


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Berti05/11/2021 20:37

Krimineli shqiperis po leket qe ke hap fabrik per vajzen ku i gjete

Shto koment

Denonco