Ish-kryenegociatorja e bisedimeve Kosovë - Serbi, Edita Tahiri në një intervistë me Skype në Syri Tv në Edicionin e Pasdites me moderatoren Armela Ferko, foli për Foltoren e Sali Berishës.
Edita Tahiri thekson se Berisha është një figurë e padiskutueshme historike e vendit. Ajo shton se Foltorja vetëm sa demokratizon PD-në.
“Sali Berisha është një figurë historike. Ai ka mbrojtur interesat kombëtare dhe ka merita në bërjen e Shqipërisë demokratike dhe euro-atlantike. Nuk po hyj në çështjen e shpalljes non grata, sepse nuk e kam të qartë dhe nuk kam informacione. Por, Foltorja është mekanizëm demokratik, që demokratizon PD-në.
Unë vetë kam punuar pas luftës për demokratizimin e LDK-së në Kosovë. Foltoren e shoh si mekanizëm reformator, e shoh që ka edhe përkrahje të madhe për liderin Berisha, që konfirmon figurën e tij si historike. Udëheqja aktuale zyrtare e PD duhet që të reflektojë dhe ta shikojë me kujdes këtë proces demokratik të brendshëm që po zhvillohet, duke e parë kështu, mund të ketë rezultate që të mbrohet legjitimiteti i shtetit dhe i partisë”, u shpreh Edita Tahiri.
© SYRI.net