Maxhoranca do i drejtohet Komisionit të Venecias lidhur me propozimin e bërë nga vetë ata për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Legjislacionit për ndryshimet kushtetuese, deputetët e maxhorancës votuan që t’i drejtohen për opinion ‘Venecias’ lidhur me propozimin e tyre.
I vetmi që abstenoi ishte deputeti socialist Fatmir Xhafaj, i cili u shpreh se i qëndron deklaratave të bëra në mbledhjen e parë të këshillit.
Sakaq deputetët e Partisë Demokratike nuk morën pjesë, ndërsa ish-deputetja Silva Caka është caktuar si eksperte e propozuar nga LSI.
Ndër të tjera kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla deklaroi se SHBA e BE do asistojnë procesin.
© SYRI.net