Edita Tahiri për ‘Ballkanin e Hapur’: Rama është i vetmuar në këtë rrugë, duhet izoluar

Edita Tahiri për ‘Ballkanin e Hapur’: Rama është i vetmuar në këtë rrugë, duhet izoluar

14:51, 05/11/2021
A+ Aa A-

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri e ka cilësuar si nismë jo reale atë të “Ballkanit të Hapur”, ndërsa samiti më i fundit u mbajt dje në Beograd.

'Jo reale, me lidera Don Kishotë', tha Tahiri në një lidhje direkte për 'Abc'. 

Ajo kritikoi pozicionin e kryeministrit Edi Rama, teksa thotë se kreu i qeverisë shqiptare injoron faktin se Serbia nuk shpreh gatishmëri për të njohur Kosovën. Tahiri nënvizon se Rama është i vetmuar në këtë rrugë dhe se duhen gjetur mekanizma për ta izoluar.

'Serbia po militarizohet dhe ka një qëllim nuk po ndodh kot. Rama injoron faktin se Serbia mohon gatishmërinë për njohjen e Kosovës. Dje po e justifikonte. Në shqiptarët duhet të ulemi në një mekanizëm konsultativ. Të ndërtojmë një platformë që parimesh për të mbrojtur interesat kombëtare.

Të mos lejojmë që Rama të vazhdojë të bëjë gabime. Vetëm ai kur provoi bashkë me Thaçin të prekë kufijtë e Kosovës mbetën të vetmuar. Tani Rama është i vetmuar në këtë punë. Nuk them të rrëzohet, por izolim ka mundësi.

Sepse ju keni edhe presidentin që ka kompetenca në politikën e jashtme, keni opozitën, për të dhënë së paku mesazhin Amerikës që Rama është i vetmuar në këtë projekt të Ballkanit të Hapur që ne e shijomë si kontribut për krijimin e Serbisë së Madhe,'-u shpreh Tahiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari05/11/2021 15:37

MOS U TREMB FARE, E NDERUARA EDITA! KY PROJEKT SOROSIAN NUK ËSHTË NJË "BALLKAN I HAPUR" POR ËSHTË NJË BALLKAN I KAPUR NGA SERBIA!! SIPAS PROJEKTIT SOROSIAN, NË KËTË BALLKAN TË KAPUR, EDVIN KRISTAQ RAMA KËRKON QË TË BËHET OSE BASHKË-KRAJL ME ALEKSANDRIN E SERBISË OSE NJË VEZIR I MBRETËRISË SLLAVO-SERBE NË TROJET SHQIPTARE!!! POR KY PROJEKT ËSHTË NJË PROJEKT I DËSHTUAR! POR KA NJË PLAN PAQEJE KOMPLET TJETËR QË KA MBËRRITUR NË KANCELARITË E LARTA TË SHBA, RUSISË, BE DHE TURQISË! TASHMË DIHET QË EKZISTENCA E BOSNJË-HERZEGOVINËS, MALIT TË ZI DHE MAQEDONISË SË VERIUT, ËSHTË NË MUAJT E FUNDIT, NDOSHTA, NDOSHTA DERI NË DHJETOR 2022 OSE NË MESIN E VITIT 2023. TË TREJA KËTO FAKE-SHTETE DO TË SHPËRBËHEN FARE. TRAKTATI I RI I PAQES PËR BALLKANIN PERËNDIMOR I NËNSHKRUAR NGA FUQITË E MËDHA SHBA-RUSI-BE-UK-TURQI, DO T'I JAPË FUND EKZISTENCËS SË KËTYRE FAKE-SHTETEVE SI EDHE LUFTËS SË PAFUNDME SHEKULLORE MIDIS ETNIVE TË KËTIJ RAJONI KAQ TË NXEHTË. SEPSE VLEFSHMËRIA 100 VJEÇARE E TRAKTATIT TË LONDRËS I VITIT 1913 KA 8 VJET QË KA SKADUAR! SIPAS KËTIJ TRAKTATI TË RI PAQEJE QË DO TË NËNSHKRUHET NË LONDËR, DO TË JENË VETËM DY SHTETE MONARKIKE OSE TË TIPIT TË SHBA: MBRETËRIA OSE SHTETET E BASHKUARA SERBE DHE MBRETËRIA OSE SHTETET E BASHKUARA SHQIPTARE DHE MINISHTETI BOSHNJAK NËN INFLUENCËN DHE MBROJTJEN E TURQISË. PAS KËSAJ LIDERËT E KËTYRE SHTETEVE BIDEN, PUTIN, JOHNSON, ERDOGAN DHE URSULA VAN DER LEYEN DO TË MARRIN ÇMIMET "NOBEL" PËR PAQEN! MOS E BESONI PO DESHËT!

Shto koment

Denonco