VIDEO-SYRI TV/ Vendimi i GJK, PS i kërkon Metës datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore

VIDEO-SYRI TV/ Vendimi i GJK, PS i kërkon Metës datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore

14:33, 05/11/2021
A+ Aa A-

Partia Socialiste i ka kërkuar Presidenti Ilir Meta të zbatojë vendimin e gjykatës kushtetuese për 30 qershorin. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla deklaroi se kreu i shtetit duhet të dekretoje një datë për zgjedhjet e pjesshme vendore, në 6 bashkitë pa kryetar.

Nga SYRI TV

Një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtuese, që la në fuqi, zgjedhjet e 30 qershorit, mazhoranca i ka kërkuar Presidenti Ilir Meta, të dekretojë një datë për zgjedhjet e pjesshme lokale, në 6 bashki të vendit, ku mungojnë kryetarët.

Në një deklaratë për media, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialaiste, Taulant Balla, i kujtoi kreut të shtetit, se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, është detyrim.

Balla shmangi pyetjen nëse mazhoranca ka gati emrat e kandidatëve për 6 bashkitë pa kryetar, duke thumbuar opozitën, për vendimin e bojkotit të zgjedhjeve të 2019.

I pyetur, nëse Partia Socialiste, ka një emër për president, pasi shkarkoi, disa muaj më parë, Ilir Meten, nga posti, kreu i grupit parlamentar socialist tha se për këtë çështje do pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco