Xhunga e një manipulimi me padinë e Berishës në Francë

Xhunga e një manipulimi me padinë e Berishës në Francë

11:19, 05/11/2021
A+ Aa A-

Nga Salvador Doda*

Lexova "dokumentin" që një farë Albi Xhunga solli përpara shqiptarëve, si "provë" të "mashtrimit" të Doktor Berishës. lidhur me padinë për shpifje e këtij të fundit kundër Tony Blinken-it, si dhe shpurën e portaleve pa porta e dritare, që e përcollën me shpejti dhe orgazmim. 

Nga njëra anë më kapi një e qeshur, jo sepse - edhe kështu siç e serviri Xhunga - ky "dokument" tregon se Doktori nuk e lajmëroi padinë për show, siç bëri PD e Lulzim Bashës në rastin e akuzave të Evi Kokolarit, por sepse më kujtoi trajtesën që i bën Hegel-i tek Fenomenologjia e Mendjes vërtetshmërisë së të shkruarës, teksa merr shprehjen "tani është natë", e cila është e vërtetë në këtë "tani", por e pavërtetë në një "tani" tjetër, të nesërmen në mëngjes, p.sh.

Nga ana tjetër, më kapi një ndjenjë keqardhjeje për shqiptarët, pasi Xhunga dhe kushdo që qëndron pas tij, i shohin si trutrashë dhe lehtësisht të manipulueshëm.

Siç vërehet nga fotoja, në vend të datës, kemi "aujourd'hui", "sot", dhe kjo "sot" mund t'i referohet çdo date, prej nga lind nevoja për të thënë "sot, më datë...".

Në rastin konkret, "sot" mund të jetë edhe përpara ditës kur Doktor Berisha bëri pohimin në Kavajë (22.10.2021), ndërsa "sot", më datë 4.11.2021 gjërat mund të jenë siç pohoi Doktori, ndonëse kjo nuk ka shumë rëndësi (edhe pse informacionet që mora këtu në Paris. përputhen me pohimin e Doktorit), jo sepse në një proces, rëndësi ka vendimi, jo hallkat e tij (kjo është çfarë e shqetëson Tony Blinken-in), por sepse regjistrimi në vetvete i padisë më 28.06.2021 është domethënës, siç është domethënës në rastin e Davidit guximi për t'u përballur me Goliatin në emër të drejtësisë dhe dinjitetit, dhe jo fitorja që arriti duke përdorur si armë thjesht një guralec.

Sidoqoftë, pyeta është e thjeshtë: cilës datë i referohet "aujourd'hui", "sot", në "dokumentin" e sjellë nga Albi Xhunga? Më mirë se kushdo, vetëm ai mund të na e tregojë.

*Profesor i filozofisë, studiues dhe përkthyes

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Georg Wilhelm Friedriech Hegel05/11/2021 16:32

I nderuar profesor i filozofise,studiues,perkthyes,hekurkthyes etj etj.Sa merresh me ate cfare shkruan Xhunga,mendoj se eshte me e drejte dhe fisnike ti drejtohesh edhe ti Gjykates se Parisit dhe te marresh informacion per ceshtjen ne fjale.Sepse sa shkruan me lart,zotrote vjell vetem vrer dhe je shume larg filozofise,perkthimit dhe studimit.Dhe mos m'u referoni mua Hegelit,ne marrezite e miletit shqiptar.Ne teorite e mia i jam referuar kombeve dhe popujve dhe jo miletit.Shqiptaret jane milet jo komb apo popull.

Balo05/11/2021 14:06

Vetëm te ajo aujourdhuija je kapur or profesor i KARIT? Për të mbrojtur një monstër komuniste ,që nuk DO TA SJELLË MË KURRË PD në në pushtet. Kërriç!

Shto koment

Denonco