Rama merr Ardi Veliun në kabinetin qeveritar, ja posti ku pritet të emërohet

Rama merr Ardi Veliun në kabinetin qeveritar, ja posti ku pritet të emërohet

10:12, 05/11/2021
A+ Aa A-

Një muaj më parë dha dorëheqjen nga drejtimi i Policisë së Shtetit, por bashkëpunimi mes Ardi Veliut dhe qeverisë socialiste duket se nuk ka përfunduar.

Në letrën e dorëheqjes që Veliu i dorëzoi kryeministrit Edi Rama shkruante se do të largohej për t'iu përkushtuar familjes, por theksonte dhe dëshirën për të bashkëpunuar sërish.

"Mezi pres te punojme serish se bashku ne te ardhmen ne sherbim te vendit tone e njerezve tanë", shkruante Veliu. Pushimi për të kaluar më shumë kohë me familjen duket se nuk do të zgjasë gjatë, pasi Rama i ka caktuar një post në kabinetin qeveritar.

Ai nuk do të emërohet në as në Ministrinë e Brendshme dhe as në atë Mbrojtjes. Sipas "Lapsi.al", Ardi Veliu do të jetë zëvendësi i Belinda Ballukut. Emërimi i tij si zëvëndësministër i ministrisë së Energjitikës dhe Infrastrukturës pritet të bëhet ditët në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco