‘Kuvendi do kalojë statutin e ri’/ Harxhi: PD e ka humbur demokracinë, për aq kohë sa nuk lejon debat

‘Kuvendi do kalojë statutin e ri’/ Harxhi: PD e ka humbur demokracinë, për aq kohë sa nuk lejon debat

23:11, 04/11/2021
A+ Aa A-

Ish kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi e konsideron Kuvendin Kombëtar si të jashtëzakonshëm.

Në emisionin Opinion, Harxhi deklaroi se PD ka humbur demokracinë, për aq kohë sa nuk lejon debat të lirë në parti. Sipas saj, institucioni i votës së lirë në PD është shkatërruar.

Harxhi: Ky është Kuvend i jashtëzakonshëm, do jetë Kuvend statutor nuk do jetë Kuvend zgjedhor. E ka thënë edhe zoti Berisha. Do të kaloj një statut i ri i PD.

Ky Kuvend mblidhet me konsensus, sepse janë mbledhur 2/3 dhe do të dorëzohen në datën 9 ose 10. Në bazë të statutit duhen 30 ditë për mbledhjen e Kuvendit.

Institucioni i votës është shkatërruar në PD. Unë kam bërë disa beteja. PD i ka humbur demokracia për shumë vite. Përveç votës është edhe debati i lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco