VIDEO/ Gjiknuri vlerëson Bashën: Ka bërë marrëveshje të mira me Ramën, tregoi aftësi lidershipi

VIDEO/ Gjiknuri vlerëson Bashën: Ka bërë marrëveshje të mira me Ramën, tregoi aftësi lidershipi

22:44, 04/11/2021
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri vlerëson kryedemokratin Lulzim Basha duke shtuar se ka bërë marrëveshje të mira me Edi Ramën.

Në 'Çim Peka Live' në Syri Tv, Gjiknuri u shpreh se kreu i PD ka treguar aftësi lidershipi.

"Zoti Basha ka qenë në gjendje të bëjë marrëveshje të mira si ajo e vitit 2017 me zotin Rama, tregoi aftësi lidershipi, për uljen në tavolinë për Reformën Zgjedhore. I arriti ca gjëra. PD plotësoi shumë nga kërkesat që kishte me marrëveshjen e 5 qershorit". 

I pyetur nëse i druhet një hetimi nga SPAK, kjo edhe si produkt i marrëveshjes Rama-Basha, Gjiknuri tha se nuk e beson te një gjë e tillë. 

"Nuk kam ndonjë frikë për punët që kam bërë se e di si i kam bërë, si e kam ndjekur ligjin, si kam qenë i përgjegjëshëm në detyrën time. Nuk besoj te këto pazaret politike këto janë tipke kompsiracione politike".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Labi05/11/2021 10:13

Kuku..vaj medet...kur të lavdëron armiku ... Hapu dhé të futesh...

Vendi yne 05/11/2021 09:18

Cfare flet ky jerm ky skarcitet njerezor?Si mund te vleresohet nje njeri i politikes qe nuk eshte i zoti te bej opozite?Nuk eshte i zoti te mbroj interesat e popullit.E blene Bashen shkaterruan PD dhe tani i ngrejne kult individi

Barbarosa05/11/2021 06:13

Çfarë sarkazme! Në gojën e cilit politikan se?

Shto koment

Denonco