Spahiu: Raporti Rama – Vuçiç izolon dhe përjashton Kosovën

Spahiu: Raporti Rama – Vuçiç izolon dhe përjashton Kosovën

22:49, 04/11/2021
A+ Aa A-

Analisti politik nga Kosova Nexhmedin Spahiu, i ftuar në Çim Peka Live në Syri Tv, foli për Open Balkan.

Spahiu thekson se raporti Rama – Vuçiç izolon dhe përjashton Kosovën.

“Raporti Rama – Vuçiç izolon dhe përjashton Kosovën. Serbia do që ta izolojë Kosovën. Ka presion të madh për njohje të Kosovës. Në Serbi ka pasur shumë vrasje politike, kur ekuilibrat janë prishur në shtetin serb.

Tito bënte politikën e Serbisë, sepse Jugosllavinë e krijoi Serbia. Serbia nuk ka bërë asnjë hap para për dialog. Serbia do ta shohë Kosovën si inferiore”, u shpreh Spahiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco