Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri: Propozimi i PD është i njëjti sistem që kemi sot

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri: Propozimi i PD është i njëjti sistem që kemi sot

22:39, 04/11/2021
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri deklaroi në 'Çim Peka Live' në Syri Tv se propozimi i PD për Reformën Zgjedhore nuk ka asgjë të re. 

Sipas tij, propozimi i PD është i njëjti sistem zgjedhore që Shqipëria ka aktualisht.

"Po të shikoni propozimin e PD, është i njëjti sistem zgjedhor që kemi aktualisht. Sistem proporcional rajonal me lista të hapura. Koalicionet janë, në Kod lejohen, konkurruan në koalicion. Listë unike me kandidatë. Megjithatë jemi të gatshëm të ulemi në dialog në bazë të modeleve dhe rekomandimeve", u shpreh Gjiknuri.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco