Një grua në vend të Metës?/ Kush do e zëvendësojë Presidentin e Republikës, Rama i hapur për opozitën

Një grua në vend të Metës?/ Kush do e zëvendësojë Presidentin e Republikës, Rama i hapur për opozitën

22:30, 04/11/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Rama është shprehur se “çdo grua që arsyeton dhe flet shqipen mirë, e bën punën më mirë se Ilir Meta”.

Në një intervistë për ‘Repolitix’, Rama tha se është i gatshëm sërish ta diskutojë me opozitën për presidentin e ri por cilido qoftë emri i propozuar, kryeministri është i bindur se punën do ta bëjë më mirë se Ilir Meta.

“Çdo grua që arsyeton dhe flet shqipen mirë, e bën punën më mirë se Ilir Meta. Kjo nuk diskutohet. Por ccdo gjë do e shtrojmë për diskutim me opozitën por edhe me shqiptarët. Shumë shpejt ne do të hyjmë në një proces të ri dhe do të pyesim shqiptarët”, u shpreh Rama.

Ndërkohë që pritet të shihet se kush do të jetë emri që do të marrë bekimin e mazhorancës për të zëvendësuar Ilir Metën në postin e Presidentit të Republikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco