Hoxha: Me shumicën plus 1 anëtar të Kuvendit, nuk ka burrë nëne të ndalojë mbledhjen në 11 dhjetor

Hoxha: Me shumicën plus 1 anëtar të Kuvendit, nuk ka burrë nëne të ndalojë mbledhjen në 11 dhjetor

22:23, 04/11/2021
A+ Aa A-

Analisti Artan Hoxha ka argumentuar mënyrën se si do mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD në 11 dhjetor.

Në emisionin Opinion, Hoxha ka theksuar se po shkojmë drejt një situate të paparashikuar nga statuti, pasi ‘nëse po shkojmë drejt vendimit për tu mbledhur të shumicës plus 1 votë e anëtëve të Kuvendit, nuk ka burrë nëne që të mos lejojë mbledhjen’.

Hoxha: Dy skenarë janë të mundshëm për Kuvendin. Nëse Kuvendi shkon me firmat e çerekut të anëtarëve të Kuvendit, ai edhe mund të mos mblidhet. Ose do vendoset një datë nga vullneti i kryetarit dhe kryesisë meqë kërkohet nga çereku. Çereku nuk mund ti imponohet treçerekut, edhe me dash me bërtit, stë vjen treçereku dhe Kuvendi s’ndodh. Po shkojmë drejt një situate të paparashikuar nga statuti.

Nëse po shkojmë drejt vendimit për tu mbledhur të shumicës plus 1 votë e anëtëve të Kuvendit, nuk burrë nëne që të mos lejojë mbledhjen. Jemi sipas frymës së statutit që çdo organ kolegjial vetëmblidhet kur do shumica të vetëmblidhet. Shumica ka detyrë të mos pengojë pakicën të vijë, të mos pengojë pakicën të flasë, apo të votojë por pakica nuk mund të pengojë shumicën ti ushtrojë këto funksione. Kur shumica e një organi kolegjial cakton datën, organet drejtuese të mbledhjes etj etj. Detyra e shumicës është të respektojë pakicën. Në ditën e mbledhjes, ata që kanë dyshime të vijnë të verifikojë kush mungon. Dhe kjo është detyra e shumicës të mos pengojë pakicën të verifikojë pjesëmarrjen. Çështja varet nga masa e delegatëve realë që mbështesin Kuvendin. Argumetat ligjore për të kundërshtuar vendimet e këtij Kuvendi, dobësohen dhe zerohen. Basha në këtë rrethanë i bie të dali në betejë, të cilën duhet ta kishte bërë që në fillim. Basha të bëjë hesap me dalje në fushëbetejë ose të pranojë vendimin e shumicës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Barbarosa05/11/2021 06:17

Po, z.Hoxha, lëvizja Berisha është e pandalshme: ka zgjuar ndërgjegjen, shpresën, shpirtin e lirë shqiptar.

Barbarosa05/11/2021 06:17

Po, z.Hoxha, lëvizja Berisha është e pandalshme: ka zgjuar ndërgjegjen, shpresën, shpirtin e lirë shqiptar.

Shto koment

Denonco