'17 udhëtime me pronarët e inceneratorëve'/ Gjiknuri: Ishim 2 herë në avion! Me Bashën kam 12 udhëtime

'17 udhëtime me pronarët e inceneratorëve'/ Gjiknuri: Ishim 2 herë në avion! Me Bashën kam 12 udhëtime

22:07, 04/11/2021
A+ Aa A-

Damian Gjiknuri deklaroi sot në 'Çim Peka Live' në Syri Tv se nuk ka udhëtuar 17 herë me pronarët e inceneratorëve siç denoncoi Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në sallën e Kuvendit, por sqaroi se me ta ka rastisur dy herë në avion. 

Ai shtoi se 10-12 herë ka udhëtuar me Lulzim Bashën në të njëjtin avion gjatë viteve që ishte ministër i Energjetikës, ndërsa shtoi se mund të dalë edhe kryetari aktual i PD në TIMS bashkë me pronarët e inceneratorëve.

Gjiknuri tha gjithashtu se sot ka depozituar në Gjykatën e Tiranës një kallëzim penal për Gazment Bardhin, për shpifje. 

"Sot kam dorëzuar padinë për shifje ndaj Gazment Bardhit. Mora të dhënat nga TIMS dhe nga të gjitha ato 17 datat janë vetëm 2 udhëtime që përkojnë në ato data. Dhe janë dy udhëtime, një në dalje dhe një në hyrje, qëllojnë të jenë edhe ata pasagjerë. 

Nga dhjetëra udhëtime që bëja në Europë kur dilja në Europë si ministër. Kam qëlluar në dy udhëtime me ata, vetëm me Lul Bashën kam udhëtuar 10-12 herë udhëtime. Unë në transport publik isha. Po t'i hysh TIMS-it mund të dalë edhe Basha me ata". 

Gjiknuri tha se nuk i druhet asnjë hetimi nga SPAK për inceneratorët.

"Kontratat me inceneratorëve janë një zgjidhje e mirë për trajtimin e mbetjeve. Sa i takon roli tim, nuk kam asnjë rol". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco