Nishani: Mbi 70% të delegatëve kanë firmosur mbledhjen në 11 dhjetor

Nishani: Mbi 70% të delegatëve kanë firmosur mbledhjen në 11 dhjetor

21:24, 04/11/2021
A+ Aa A-

Ish-presidenti Bujar Nishani ka informuar publikun se e kanë firmosur formularin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar mbi 70 % të delegatëve në rang kombëtar.

I ftuar në ‘Opinion’, Nishani theksoi se gjendja aktuale e PD sot është thelbi i kësaj lëvizje politike të ndërrmarrë nga ish-kryeministri Beërisha, i cili po i shërben jo vetëm PD por gjithë sistemit politik në vend.

Nishani: Deri tani kanë firmosur mbi 70 % të delegatëve në rang kombëtar për thirrjen e Kuvendit. Varjon nga 55%-56% në disa degë dhe në deri 98% në disa degë të tjera. Plotësohet edhe kuorumi mbi 50% për të marrë vendime. Ndryshimet statusore mbeten

Dua të nënvizojë faktin se të gjithë ata që e shofin këtë problematikë të madhe në PD si një problem mes zotit Berisha dhe Basha, kjo është parja në mënyrë shumë sipërfaqësore, madje ikje nga thelbi i të vërtetës, nga problemi më i madh politik për shqetësimin se ku ndodhet sot PD. Është e papranueshme nga shumica dërrmuese e delegatët e Kuvendit Kombëtar, që PD presupozohet të ishte sot një alternatrivë qeverisëse, është sot e pafuqishme për tu konsideruar një opozitë reale në vend.  Situata në PD është thelbi i shqetësimit dhe i kësaj ndërrmarrje politike dhe nuk është vetëm në shërbim të PD por në shërbim të sistemit politik në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco