Korrupsion galopant në vend/ Rreth 30% e shqiptarëve paguan ryshfet gjatë vitit të fundit

Korrupsion galopant në vend/ Rreth 30% e shqiptarëve paguan ryshfet gjatë vitit të fundit

21:00, 04/11/2021
A+ Aa A-

Një anketë alarmante thekson se thuajse 30 % të familjeve shqiptare u është kërkuar ryshfet nga punonjësit të administratës publike gjatë 12 muajve të fundit.

Më shumë se një në katër familje (27,7%) kanë paguar ryshfet gjatë kësaj periudhe.

Në total, thuajse të gjithë atyre që u është kërkuar ryshfet, kanë paguar nën dorë (95,1%).

Rezultatet janë të një vrojtimi për Euronews Albania, realizuar nga MRB dhe Data Centrum, në shkallë vendi për periudhën 20-29 tetor 2021.

Studimi është përqendruar në përfshirjen e qytetarëve në pagesa informale për marrjen e shërbimeve publike, si në shëndetësi, arsim, shërbimet policore, drejtësi, hipotekave, etj.

Vrojtimi ka zbuluar se pavarësisht se qytetarët ndeshen shpesh me kërkesa për ryshfet nga punonjës publikë, thuajse askush nuk e denoncon në polici këtë formë korrupsioni.

Kjo konfirmohet edhe nga të dhënat e drejtësisë. Prokuroria e Përgjithshme ka raportuar se gjatë vitit 2020 ka marrë një numër të papërfillshëm denoncimesh për ryshfet nga qytetarët.

Gjatë gjithë 2020-ës janë hetuar rreth 25 çështje për ryshfet nga të cilat vetëm tre kanë përfunduar me dënim nga gjykatat. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco