VIDEO/ Haxhia: Rama më shpesh në Serbi se në Kosovë! E ka të vështirë të ndiejë dhimbjen e shqiptarëve

VIDEO/ Haxhia: Rama më shpesh në Serbi se në Kosovë! E ka të vështirë të ndiejë dhimbjen e shqiptarëve

20:08, 04/11/2021
A+ Aa A-

Analisti nga Prishtina Blerim Haxhia, në studion e SYRI TV me Juli Krisafin, ka folur mbi vizitën e Ramës në Beograd.

Haxhia theksoi se kjo Rama ka vizituar Beogradin më shumë se Kosovën dhe se deklaratë e tij për ‘kërkim falje’ nga Serbia, nuk ishte në momentin e duhur.

Kristafi: Rama ka mbërritur dje në Beograd, nga ku ka deklaruar ditën e sotme se ‘jam shumë dakord se ka ardhur koha që Serbia të kërkoi falje, ti vihet kapaku. Do të japi zgjidhje përfundimtare me njohjen e Kosovës nga Serbia, por mendoi se falja vjen e fundit. Si është pritur kjo deklaratë në Kosovë, ku madje ka krahasuar edhe konfliktin mes Gjermanisë dhe Francës.

Haxhia:  Është e drejtë e tij që të bëjë krahasime dhe të shkojë në Beograd ku si shpesh po shkon, ku deri sot ka rreth 5 vizita në Beograd. Më shpesh shkon atje se në Kosovë, marrëdhënia e tij me Vuçiçin duket se është forcuar, por Kosova i ka marrëdhëniet e saj me Serbinë gjithnjë e më të tensionuara. Kjo vizitë zhvillohet disa ditë pas tensionit në rritje në veri të Kosovës, ngjarje të cilën SYRI TV dhe Syri.net e kanë raportuar në mënyrë të vazhdueshme.

Çfarë komenti ka në lidhje me ‘faljen’ e Serbisë, është për të thënë ‘no coment’. Është shumë absurde ajo që thotë Rama pasi ‘kërkim falja’ është xhesti moral që i hap rrugën një procesi të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Rama thotë le të ndodhë të kërkoi falje Serbia sepse kjo Serbi me këta politikanë as mos e prit që të kërkojnë falje, pasi ju e dini se edhe me veturat u dasht të vendoset reciprociteti për të kaluar në Serbi dhe për të ardhur ata në Kosovë. Kaq të mjerueshme janë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe Rama gjen një moment për të folur për ‘kërkim faljen’ pasi duket se ai e ka të vështirë të ndjejë dhimbjen e shqiptarëve nga masakrat serbe, për të cilat nuk ka pasur fare drejtësi dhe kriminelët dalin e shëtisin të lirë në Serbi dhe këtë duhet të kërkonte Kryeministri i Shqiëprisë së paku si një detyrim moral dhe kushtetues për shqiptarët e Kosovës. Ai as që e bëri një gjë të tillë. Pra mendoj se është një deklaratë shumë e pamatur e kryeministrit shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco