Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Kuvendi miraton ligjin për bashkëqeverisjen, PD voton pro dy marrëveshjeve

Kuvendi miraton ligjin për bashkëqeverisjen, PD voton pro dy marrëveshjeve

17:43, 04/11/2021
A+ Aa A-

Parlamenti ka miratuar mes debatesh të shumta, me 73 vota pro dhe 42 kundër, ligjin për krijimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje.

Gjithashtu janë miratuar me unanimitet të plotë akti normativ për marrëveshjen me kompaninë Pfizer, si dhe ratifikimi i konventës të arritur nëpërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Izraelit.

Akti normativ “Për miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe ministrisë së shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik”, u miratua me 112 vota pro dhe 2 abstenim.

Ndërkohë që projektligj “Për ratifikimin e konventës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat”, u miratuan me 113 vota pro dhe një abstenim.

Një tjetër projektligj i miratuar sot në Kuvend me 114 vota pro dhe asnjë kundër është, projektligji “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës për bashkëprodhimin Kinematografik (e rishikuar) Roterdam, 30.01.2017”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco