Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e Shoqatës së Bashkive për votimet e 30 qershorit 2019.
Vendimi paraprak:
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancat plenare publike në datat 23.06.2021 dhe 02.11.2021 çështjen me palë kërkuese Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, me objekt:
1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve.
2. Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.
Gjykata Kushtetuese, pasi dëgjoi palët ndërgjygjëse në gjykimin kushtetues, mori në shqyrtim opinionin amicus curiae të Komisionit të Venecies,
VENDOSI:
- Rrëzimin e kërkesës.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
© SYRI.net
Lulushi ashu siq eshte, eshte me mire se Saliu, te pakten nuk eshte vrases
TE HAJE NJE MUT TE MADH LULUSHI ME GJITHE CETEN E GAZRAVE TE TIJ!!!! ME LULUSHIN NE KRYE TE PD DHE POSHTE BOLEVE TE EDIT, EDVIN KRISTAQ RAMA DO TE BEHET MBRET NE SHQIPERI!
Lulashi duhet urgjentisht ta dorezoje partine demokratike ......., boll me ....???!!! Kjo ishte nje goditje nok-dauni ( knoch - down ) qysh ne vitin - 2019 .
Lul ngeli,nuk u bë kurrë Lulzim.Me Lulin të sigurtë nga humbja në humbje.
Tani te na rruaje Lulashi bashke me kandidatet per kryetar Bashkish.Nga 5-6 kandidat per nje bashki ju ka premtuar lulashi.Me lulashin P D nga fitore ne fitore.