Thirrje deputetëve të PD: Mos u bëni legenë të pazareve Basha-Rama

Thirrje deputetëve të PD: Mos u bëni legenë të pazareve Basha-Rama

09:11, 04/11/2021
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Këmba e vetme me të cilën qëndron ende në lojë Lulzim Basha është grupi parlamentar. Është këmbë me kockë të krisur, por që ende e mban në lolë Lulin.

Kjo këmbë kockëkrisur që i jep valencë politike ende dështakut. Valencë e cila vlen vetëm për ndonjë pazar me Ramën. Asgjë më shumë!

Këmba tjetër me të cilën Luli rihyri në lojë ishte anëtarësia e PD. Por atë e humbi.

Deputetët kanë në dorë ta shpejtojnë heqjen e Lulit nga loja, nga pazari. Ata nuk e mbajnë dot në parti, por thjesht në pazar politik. Në këtë pazar, mund të ketë ndonjë deputet “hallexhi” që zgjidh hallin, por shumica janë thjesht në rolin e legenit. Legenit kur pazarxhinjtë lajnë këmbët…

Sa më shpejt të dalin nga ky rol, aq më mirë për mjedisin politik.

Deputetëve iu del më mirë të jenë përfaqësues të atyre që i votojnë sesa shërbëtorë të pazareve politikë. Se një ditë tek votuesit do shkojnë të gjithë…

Sa më shpejt të braktisin pazarin dhe të shkojnë tek votuesit e tyre aq më mirë për ta. Aq më mirë për të gjithë ne.

Unë kështu mendoj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku04/11/2021 13:49

Mirë i thua… por kujt i thua. Luli (legeni i E Dramës) i ka zgjedhur dhjeputetët … legena të Lulit. Legenat e legenin. Ajka e llumit, llum i distiluar. Faj dhe i Berishës që zgjodhi Lulin si legenin e vet, duke harruar se legeni legen do mbetet, ndërsa do ndërrojë padronin si legen që është por do zgjedhi legenat e vet. Kjo është mënyra e degjenerimit të politikanëve që zgjidhen nga padroni sa më shumë legena që të jenë.

Lira04/11/2021 12:58

Te lumte mendja & pena, Ylli Manjani

Vendi yne 04/11/2021 09:50

Poshte Rama poshte basha.Keta Duhet te hiqen urgjentisht nga politiika.Po e shkaterrojne shqiperine.Nuk ka njeriu kurrfare ndihme,te drejta,Mbrojtje ne kete vend.Ky shtet kjo qeveri ky parlament nuk eshte per kete vend dhe kete popull.Poshte rilindje mendere shqyera e Rama glases

Niko04/11/2021 09:44

Shume e sakte.Koha do ti krasisi legenat.

Shto koment

Denonco