Vuçiç publikon foton nga darka me Ramën: Miqësi për të ardhmen e rajonit!

Vuçiç publikon foton nga darka me Ramën: Miqësi për të ardhmen e rajonit!

23:55, 03/11/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama mbërriti sot në Beograd, ndërsa nesër do të mbahet takimi trepalësh për nismën "Ballkani i Hapur". 

Mbrëmjen e sotme Rama ka patur një darkë me presidentin serb, mikun e tij Aleksandar Vuçiç. 

Ky i fundit ka ndarë në rrjetet sociale një foto nga darka, ku shkruan se së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin malazez, Zdravko Krivkapiçi, ka vizituar Kullën e Beogradit. 

"Me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi Zdravko Krivokapić, sonte do të vizitoj Kullën e Beogradit. Në vijim vijon një darkë pune ku ndër të tjera do të diskutojmë edhe për projektet e infrastrukturës. Mirë se vini në Beograd, të dashur miq!”, shkruan ai teksa publikon edhe videon e momentit të mbërritjes së Edi Ramës dhe Krivokapiç.

Pas vizitës, liderët e rajonit kanë zhvilluar edhe një darkë punë.

“Një mbrëmje e mrekullueshme me miqtë. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit”, ka shkruar Vuçiç në foton e publikuar nga darka.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 04/11/2021 09:58

Miqesi per bythen tuaj mor kerme.Mos hengshi me.Poshte Vucic poshte Rama.Ky mendere shqyeri Rama ku i merr leket per gjithe keto udhetime?Kur Populli nuk ka buke te haje???Si u lejokan keto shpenzimet marramendese te Rames pa kontrooll???Mallkuar qofte fatos Nanua qe e solli kete super plere kete lyrash kete super idiot kete varrdhjere ne politiken shqipetare

Korabi04/11/2021 09:33

Si piatat boshe qe kane perpara ashtu boshe eshte dhe ballkani i hapur.

vezhguesi04/11/2021 06:39

po qare darke pune ore njerz po kjo ashë darkë dreqi more po aq shum jeni dashuru ne serbet mes vet halli per ju po aq shum poidashkeni serbet me gjith ato masakra e gjenocid ndaj kombit e vllezerve kosovar po kush jeni mor ju nga dreqin vini o politikuaj po po duhet urgjent ti behet adn se muren ne qaf kombin shqipetar i pershendes te gjith vllezrit e e nji nene kosovë e shqiperi po jo disa palaqo pro serb

Shto koment

Denonco