Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

VIDEO/ Genc Burimi: Të mos zgjatet mandati i Vettingut, Kuvendi t'i thotë 'Jo' amerikanëve dhe Yuri Kim

VIDEO/ Genc Burimi: Të mos zgjatet mandati i Vettingut, Kuvendi t'i thotë 'Jo' amerikanëve dhe Yuri Kim

18:23, 03/11/2021
A+ Aa A-

Analisti dhe gazetari i radio 'Frane', Genc Burimi, në një lidhje me Skype për 'Task Force' me Sonila Meçon në Syri Tv, komentoi zgjatjen e komisioneve të Vettingut, propozim ky i mazhorancës, por edhe i kërkuar nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. 

Burimi tha se Kim po ndërhyn në punët e brendshme, duke i bërë presion edhe Kuvendit. 

Sipas tij, SHBA dhe ambasadores Yuri Kim, Kuvendi duhet t'i thotë 'Jo' dhe funksionet që sot i kanë Komisionet e Vettingut, duhet t'i kalojnë Prokurorisë apo Gjykatës së Lartë. 

"Gjithçka po themi për Ballkanin, amerikanët nuk kanë kohë të humbasin. Për ta interlokutori i vlefshëm në Shqipëri është Edi Rama. Gjithçka bëhet për të ndihmuar Edi Ramën. Edhe në KPK në avantazh është Edi Rama, pra komisioni që verifikon gjyqtarët, sepse PD nuk mori pjesë për të emëruar gjysmën e saj. Anëtarët janë pro Edi Ramës. Sot, zonja Yuri Kim nuk ka asnjë interes që ky komision të zëvendësohet nga Prokuroria apo Gjykata e Lartë, sepse nuk janë në thundrën e PS. Dhe Yuri Kim kërkon t'i mponojë Parlamentit, sikurse bëri Lu, për të zgjatur mandatin e këtij komisioni të tanishëm. Dhe Edi Rama kur thoshte nuk dua të flas anglisht, ja sot ku e mori përgjigjen. Sot problemi është PD. Çfarë do të bëjë PD? Çfarë do të bëjnë këta në Parlament. Berisha tha që SHBA po kërcënon me viza ata që shkojnë në Foltore, imagjino ça mund t'u bëjë këtyre që janë në Parlament. Dhe amerikanëve, dhe Yuri Kim-it i duhej thënë që mandati i këtij komisioni nuk duhet të zgjatet", u shpreh Burimi. 

Burimi foli edhe për situatën në rajon, duke deklaruar se vendet përreth po armatosen, ndërsa Shqipëria dhe Kosova jo. 

"Është një fakt se Serbia po armatoset, Greqia po blen arsenal francez. Vetëm Shqipëria dhe Kosova janë naivë. Sot statusi i Kosovës është si ai i Tajvanit. Kina nuk e njeh Tajvanin kurrë të pavarur dhe Serbia nuk njeh kurrë Kosovën të pavarur. Sa kohë Kosova nuk do të dalë nga Kushtetuta e Serbisë"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco