Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Çela: Vettingu dështim i ekzistencës së shtetit, PD e paqartë për shumë çështje

Çela: Vettingu dështim i ekzistencës së shtetit, PD e paqartë për shumë çështje

17:21, 03/11/2021
A+ Aa A-

Analisti Erlis Çela, në një intervistë në Edicionin e Pasdites me moderatoren Armela Ferko, foli për nismën për vettingun e politikanëve.  

Çela thekson se vettingu është dështim i ekzistencës së shtetit, pasi tregon se institucionet tona nuk po funksionojnë.

“Për vettingun, ne kemi dëgjuar Bashën dhe opozitën, duke thënë se është një proces, që është marrë peng nga qeveria. Opozita është e paqartë. Vettingu është dështimi i ekzistencës së shtetit, sepse kemi ligje antimafia, kemi ligje që kontrollojnë pasurinë, ne nuk jemi shtet normal. Dekriminalizimi zbuloi se deri ku kishte hyrë krimi në politikë. Nuk ka nevojë të vetojmë asnjë, nëse institucionet do të funksionojnë saktë. Prsh vettingu në polici dështoi, pyetja që shtrohet është se a duhet qytetarët që të paguajnë taksa për të ngritur organe të reja, ndërsa ne i kemi, për një vetting, që ka treguar në shumë raste se ka pasur dështime spektakolare”, tha Çela.

Erlis Çela, duke folur për Open Balkan, nënvizoi se nuk mund të ketë nisma të tilla, janë vetëm negative për shqiptarët, për sa kohë që Prishtina nuk konsiderohet.

“Çdo nismë që përjashton Kosovën dhe injoron kërkesat e Kosovës, nuk ka vlerë për Shqipërinë. Këtë gjë mendoj për Open Balkan. Vuçiç dhe Rama po përpiqen që të faktorizohen në rajon, duke pasur kriza të mëdha të brendshme e duan të tërheqin vëmendje, e luajnë nisma si Open Balkan. Serbia po përfiton, por për ne është e rrezikshme, sepse Prishtinën e kemi defaktorizuar”, u shpreh Çela.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco