Mblidhet Këshilli për Legjislacionin, Rushaj: Vettingu në politikë të bëhet pa vonesë

Mblidhet Këshilli për Legjislacionin, Rushaj: Vettingu në politikë të bëhet pa vonesë

15:25, 03/11/2021
A+ Aa A-

Në Këshillin për Legjislacionin në mbledhjen e sotme propozimet e PD për ndryshimet kushtetuese, vettingu i politikanëve, reforma zgjedhore dhe ajo territoriale. Kryetari i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj, deklaroi se pastrimi i politikës nga zyrtarët e lartë dhe politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin i shërben një qeverisje më të mirë për qytetarët dhe i jep fund modelit të pandëshkueshmërisë. Duke prezantuar vetingun e politikanëve në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjilacionit,   Rushaj tha se ka ardhur koha që politikanët të trajtohen nga ligji njësoj si gjyqtarët, prokruorët dhe policët, të cilët kalojnë procesin e vetingut për ligjshmërinë e pasurisë dhe kontakteve të papërshtatshme me krimin.

“Dekriminalizimi i plotë dhe zbatimi i të njëjtave norma të vetting-ut për vlerësimin e lidhjeve me krimin e organizuar, dhe ligjshmërinë e pasurisë, duhet të zbatohet edhe ndaj zyrtarëve të lartë publikë, ku përfshihen deputetët, Kryeministri, ministrat, kryebashkiakët dhe drejtuesit e institucioneve kushtetuese. Kjo garanton parimin e barazisë përpara ligjit, dhe përbën një premisë për një qeverisje të pandikuar nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, duke pastruar nga rradhët e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, individë të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar. “- u shpreh zoti Rushaj.

Për të treguar rëndësinë jetike të vetingut në politikë, kreu i grupit parlamentar të PD-së iu referua simbolit të luftës së shtetit ndaj mafias, Paolo Borsellino. 

“Ekziston një keqkuptim bazë sipas të cilit politikani që shoqërohet me mafiozë, nëse nuk dënohet nga gjykata, është i ndershëm! JO! Gjykata mund të bëjë vetëm vlerësime të natyrës gjyqësore. Është detyrë e institucioneve që TË FLAKIN politikanët e afërt me Mafian, për të qenë të ndershme dhe për t’u shfaqur si të tilla”- ishin fjalët e Borsellinos.  Vettingu duhet të bëhet pa vonesë e të zbatohet menjëherë, për të bërë të plotë dekriminalizimin e funksionarëve të lartë publikë. Pasurimi i paligjshëm dhe korruptive cenon besimin e qytetarëve, futja e një mekanizmi special vettingu është legjitim”, tha Rushaj.

Në mbledhjen e kaluar u diskutua për zgjatjen e afateve të vettingut, ku pati përplasje mes PD dhe PS. Partia Demokratike kërkoi që mbledhja duhet të shtyhet pasi kjo çështje duhet të diskutohet së bashku me propozimin e demokratëve për ndryshime kushtetuese.  Por nga ana e tyre socialistët që kanë kërkuar zgjatjet të afatit të KPK deri më 31 dhjetor 2024, thonë se kjo çështje nuk pret diskutimet e tjera pasi nuk ka kohë duke qenë se qershori i vitit të ardhshëm mbyll mandatin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkallës së parë të vettingut.   Pasi nuk morën mbështetjen e socialistëve për këtë PD braktisi mbledhjen .

Kujtojmë se Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend propozimet për ndryshime kushtetuese që kërkojnë në thelb zhbërje të ndryshimeve kushtetuese të korrikut 2020, që mazhoranca bëri me opozitën parlamentare që nuk ishte PD-LSI, kërkojnë ndryshime në hartën territoriale të Shqipërisë dhe me ndryshime për vettingun e politikanëve, që praktikisht bëjnë një Kushtetutë të re.  Propozimi më i rëndësishëm i PD ka të bëjë me propozimin për veting të politikanëve. Një nismë deri diku të ngjashme me vitin 2018, që u kritikua dhe u hodh poshtë nga Komisioni i Venecias, duke vënë në diskutim vlerën e propozimit dhe theksuar rrezikun për shkeljen e të drejtave të themelore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco