VIDEO - SYRI TV/ Kryeministri gënjen publikisht, koncesionari kërkon 4 euro tarifë për makinat

VIDEO - SYRI TV/ Kryeministri gënjen publikisht, koncesionari kërkon 4 euro tarifë për makinat

14:22, 03/11/2021
A+ Aa A-

Rruga e Arbrit do të jetë me pagesë!  Edhe pse përpara pak ditësh Kryeministri deklaroi publikisht se ky projekt nuk do të jepet me koncesion, në relacionin e kompanisë Gjoka thuhet se makinat që do të kalojnë në këtë segment do të paguajnë 4 euro duke përllogaritur të marrë 53 milion euro të ardhura për 10 vite që zgjat koncesioni. Ky projekt madhor dhe arterie për Shqipërinë do të hapet zyrtarisht me datë 29 nëntor.

Nga Syri Tv

29 nëntori, festa e çlirimit të Shqipërisë do të gjejë të hapur rrugën e Arbrit. Kjo arterie e rëndësishme që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut u premtua tre ditë më parë nga Kryeministri se nuk do të jetë një rrugë me pagesë.

 “Nuk është koncesion, se u është bërë mendja koncesion. Jo nuk është PPP. Është Project Financing, që do të thotë se ata ndërtojnë rrugën dhe ikin. Kështu deklaronte kryeministri, por në relacionin e kompanisë “Gjoka Konstruksion”, mbi të cilin asaj iu dha bonusi me 10% të pikëve, thuhet se kalimi i makinave do të jetë me pagesë. “Gjoka Konstruksion” ka kërkuar që tafira për çdo makinë të jetë rreth 4 euro duke përllogaritur që të marrë 53 milionë euro të ardhura për një periudhë 10–vjeçare dhe t’i ndajë ato në masën 50% me shtetin, thuhet në relacionin e kompanisë.

Kjo çështje mori vëmendje edhe sot në komisionin e ekonomisë ku sipas deputetëve të opozitës i gjithë buxheti i është dedikuar koncesioneve.

Qeveria, sipas relacionit, e ka pranuar propozimin e kompanisë për ta bërë rrugën me pagesë. Ajo vlerëson se nëse të ardhurat nga rruga nuk realizohen, risku do të merret nga kompania.

Relacioni përgënjeshtron deklaratën publike të kryeministrit, sipas të cilit kompania do ta ndërtojë rrugën dhe do të largohet dhe se ajo do të jetë pa pagesë. Kompania ka kërkuar të menaxhojë për të paktën 10 vjet segmentin e ri që do të ndërtojë në zonën malore mes Tiranës dhe Klosit dhe po ashtu edhe tunelin. Relacioni përgënjeshtron kryeministrin edhe për faktin nëse bëhet fjalë për koncesion apo PPP.

Pagesat e larta që ka qeveria për koncesionet u sollën në vëmendje edhe në komisionin e ekonomisë teksa diskutohen pagesat e buxhetit. për deputeten e Partisë Demokratike Jorida Tabaku,

“Gjoka Konstruksion” ka përllogaritur kosto në 250 milionë euro, 190 prej të cilave do të paguhen prej saj dhe 60 nga qeveria. Por “Gjoka Konstruksion” do të marrë edhe afro 45 milionë euro të tjera interesa për 15 vjet për investimin që do të bëjë, duke e çuar koston e rrugës praktikisht në 295 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku03/11/2021 14:43

I bie që kryekarministri ka gënjyer jo më vonë se tre ditë më parë. E çuditëshme, kur ndonjëherë e ka gënjyer E Drama popullin shqiptar. Sa herë që hap gojën.

veri gjakova03/11/2021 14:28

mire ia bejne ketij mileti, hallall??!!

Shto koment

Denonco