VIDEO/ Sabina Çudiq në 'A Show': Palmer, pro politikave të rrezikshme në Ballkan, mbështeti ndarjen e Kosovës

VIDEO/ Sabina Çudiq në 'A Show': Palmer, pro politikave të rrezikshme në Ballkan, mbështeti ndarjen e Kosovës

07:50, 03/11/2021
A+ Aa A-

Matthew Palmer një nga aktorët pro shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë po  zbaton politika të rrezikshme në Ballkan. Akuza është bërë nga Sabina Cudic, Zv/presidente e forcës politike “Partia Jonë” në Bosnje, e cila e ftuar në Syri Tv ka konfirmuar sërish edhe njëherë bisedën me Përfaqësuesin Special të  Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer dhe qëndrimin e tij pro ndarjes Kosovës.

Nga SYRI TV.

Matthew Palmer një nga aktorët pro shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë po  zbaton politika të rrezikshme në Ballkan. Akuza është bërë nga Sabina Cudic, Zv/presidente e forcës politike “Partia Jonë” në Bosnje, e cila e ftuar në 'A Show' ne SYRI TV ka konfirmuar sërish edhe njëherë bisedën me përfaqësuesin Special të  Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer dhe qëndrimin e tij pro ndarjes Kosovës.

Sabina Cudic, Zv/presidente e forcës politike “Partia Jonë” në Bosnje e ftuar në Syri Tv në emisionin “A Show” ka konfirmuar sërish edhe njëherë bisedën me Përfaqësuesin Special të  Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Mathew Palmer dhe qëndrimin e tij pro shkëmbimit te territoreve mes Kosovës dhe Serbinë.

Sabina Cudic pohoi  se në 2019 ajo ka qene e ftuar në konferencën  me temë “Zgjidhja e të pazgjidhshmes në Ballkanin Perëndimor" në Universitetin “John Hopkins” në SHBA, ku gjatë bisede informale dhe të tensionuar,  Palmer edhe në prani të ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku i ka shprehur qëndrimin e tij pro ndarjes së Kosovës.

Cudic u shpreh se Palmer aktualisht është deleguar nga administrata e SHBA për të dhënë një zgjidhje për ligjin zgjedhor dhe zbatimin e gjykimeve në Bosnje Hercegovinë, ndërkohë theksoi se ai aktualisht po  zbaton politika të rrezikshme.

Sipas politikanes boshnjake, Palmer tenton zgjidhje afatshkurtra, me benefite për karrierën e tij, por me pasoja të rrezikshme për stabilitetin e rajonit.

Sabina Cudic konstatoi se BE po përdor liderin e Serbisë si interlukutor për rajonin e Ballkanit dhe kjo do ketë pasoja negative, ndërkohë shtoi se arritjet diplomatike të Shqipërisë e Kosovës, si anëtarësimi në NATO, liberalizimi i vizave apo njohja e Kosovës do t’i shërbejnë Serbisë si barazpeshë.  Ajo theksoi se sheh me shqetësim përkrahjen e SOROS për Serbinë.

Cudic  gjatë intervistës theksoi se Kosova dhe arritjet e saj në përballjen me Serbinë duhet të frymëzojnë qytetarët e Bosnje e Hercegovinës dhe klasën politike të këtij shteti.

Sabina Cudic, në lidhje direkte me 'Skype' për “A Show” me Adi Krastën në Syri Tv, rrëfeu detaje nga takimi i saj me Palmer dhe bisedën e tensionuar që ka pasur me të, kur e ka pyetur lidhur me tezën e shkëmbimit të kufijve mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Takimi është zhvilluar në prill të 2019-ës në Uashington.

E pranishme gjatë bisedës ka qenë edhe Vlora Çitaku e cila i ka kërkuar politikanes boshnjake që të mos ndërhyjë sepse Kosova dhe Serbia mund të shkojnë drejt një marrëveshje për kufijtë.

"Isha e ftuar në Uashigton për të marrë pjesë në panel me z.Ahmeti dhe folës të tjerë me tutull të "Zgjidhja e të pazgjidhshmes në Ballkanin Perëndimor". Ideja ishte të ndalim përvojat tona lidhur me proceset e vazhdueshme në Ballkan. U organizua nga universiteti i famshëm John Hopkins dhe instituti ndërkombëtar republikan. Kjo ishte pjesa zyrtare e aktivitetit ku ne morëm pjesë në panel. Ishte në formën e një konference.

Sa i takon pjesës zyrtare të këtij aktiviteti në prill 2019 u zhvillua një takim, një festë kokteji lidhur me atë konferencë, ku në një diskutim jozyrtar, kur isha duke folur me Palmer shpreha shqetësimim tim lidhur me konceptin e shkëmbimit të territoreve dhe po thosha sa katastrofike do të ishte për të gjithë rajonin. Kjo është një çështje që shkon përtej kufijve të Kosovës dhe Serbisë sepse do të prekte të gjithë Ballkanin. Dhe nga biseda kuptova se ai e favorizonte këtë ide. Besoj se nuk mund të ketë zgjidhje të pjesshme në Ballkkan duke prekur një palë, pa marrë në konsideratë palët e tjera të Ballkanit. Unë kam investuar fuqishëm në Kosovë pasi djali im ka një pasaportë kosovare. Zonja Çitaku që në atë kohë ishte ambasadorja e Kosovës në Uashington mori pjesë në këtë diskutim.

Dhe që të dyja programuam një takim në Këshillin e Sigurimit të nesërmen, për një përmbledhje të situatës në Ballkan, veçanërisht në Kosovë dhe Bosnje. Dhe me ne erdhi edhe Shpend Ahmeti. Në bisedën që zhvillova me Palmer, ku ndodhej edhe Çitaku, zoti Ahmeti nuk ishte i pranishëm. Biseda filloi të bëhej e parehatshme kur fillova t'i shpreh idenë time Palmer dhe çfarë mendoja unë për shkëmbimin e territoreve, zonja Çitaku u bashkua me ne dhe reagimi i saj ishte që unë nuk duhej të flisja për këtë temë, nëse Kosova dhe Serbia arrinin një marrëveshje. unë nuk duhej të përfshihesha në këtë bisedë. Unë ktheva përgjigje që nuk mund të ketë zgjidhje të cilat prekin negativisht Bosnjen dhe mendoj se është një zgjidhje shkatërruese për Kosovën.

Zoti Palmer është deleguar nga administrata e SHBA për të dhënë një zgjidhje për ligjin zgjedhor dhe zbatimin e gjykimeve në Bosnje Hercegovinë. Janë këta aktorë që kanë mbështetur idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë dhe aktualisht po zbatojnë politika të rrezikshme".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco