Politikania boshnjake, Çudiç: Palmer mbështet politika të rrezikshme në Ballkan, rrezikoi kufijtë e Kosovës

Politikania boshnjake, Çudiç: Palmer mbështet politika të rrezikshme në Ballkan, rrezikoi kufijtë e Kosovës

20:51, 02/11/2021
A+ Aa A-

Sabina Çudiç, në lidhje direkte me 'Skype' për A Shoë me Adi Krastën në Syri Tv, rrëfeu detaje nga takimi i saj me ish-zv/ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, MatthewPalmer dhe bisedën e tensionuar që ka patur me të, kur e ka pyetur lidhur me tezën e shkëmbimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. 

Takimi është zhvilluar në prill të 2019-ës në Uashington.

E pranishme gjatë bisedës ka qenë edhe Vlora Çitaku e cila i ka kërkuar politikanes boshnjake që të mos ndërhyjë sepse Kosova dhe Serbia mund të shkojnë drejt një marrëveshje për kufijtë. 

"Isha e ftuar në Uashigton për të marrë pjesë në panel me z.Ahmeti dhe folës të tjerë me tutull të "Zgjidhja e të pazgjidhshmes në Ballkanin Perëndimor". Ideja ishte të ndalim përvojat tona lidhur me proceset e vazhdueshme në Ballkan. U organizua nga universiteti i famshëm John Hopkins dhe instituti ndërkombëtar republikan. Kjo ishte pjesa zyrtare e aktivitetit ku ne morëm pjesë në panel. Ishte në formën e një konference. 

Sa i takon pjesës zyrtaare të këtij aktiviteti në prill 2019 u zhvillua një takim, një festë kokteji lidhur me atë konferencë, ku në një diskutim jozyrtar, kur isha duke folur me Palmer shpreha shqetësimim tim lidhur me konceptin e shkëmbimit të territoreve dhe po thosha sa katrastrofike do të ishte për të gjithë rajonin. Kjo është një çështje që shkon përtej kufijve të Kosovës dhe Serbisë sepse do të prekte të gjithë Ballkanin. Dhe nga biseda kuptova se ai e favorizonte këtë ide. Besoj se nuk mund të ketë zgjidhje të pjesshme në Ballkkan duke prekur një palë, pa marrë në konsideratë palët e tjera të Ballkanit. Unë kam investuar fuqishëm në Kosovë pasi djali im ka një pasaportë kosovare. Zonja Çitaku që në atë kohë ishte ambasadorja e Kosovës në Uashington mori pjesë në këtë diskutim.

Dhe që të dyja programuam një takim në Këshillin e Sigurimit të nesërmen, për një përmbledhje të situatës në Ballkan, veçanërisht në Kosovë dhe Bosnje. Dhe me ne erdhi edhe Shpend Ahmeti. Në bisedën që zhvillova me Palmer, ku ndodhej edhe Çitaku, zoti Ahmeti nuk ishte i pranishëm. Biseda filloi të bëhej e parehatshme kur fillova t'i shpreh idenë time Palmer dhe çfarë mendoja unë për shkëmbimin e territoreve, zonja Çitaku u bashkua me ne dhe reagimi i saj ishte që unë nuk duhej të flisja për këtë temë, nëse Kosova dhe Serbia arrinin një marrëveshje. unë nuk duhej të përfshihesha në këtë bisedë. Unë ktheva përgjigje që nuk mund të ketë zgjidhje të cilat prekin negativisht Bosnjen dhe mendoj se është një zgjidhje shkatërruese për Kosovën. 

Zoti Palmer është deleguar nga administrata e SHBA për të dhënë një zgjidhje për ligjin zgjedhor dhe zbatimin e gjykimeve në Bosnje Hercegovinë. Janë këta aktorë që kanë mbështetur idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë dhe aktualisht po zbatojnë politika të rrezikshme".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco