Basha i jep lamtumirën të atit: Moment dhimbje për familjen...U nda nga kjo jetë, pas një beteje të gjatë

Basha i jep lamtumirën të atit: Moment dhimbje për familjen...U nda nga kjo jetë, pas një beteje të gjatë

20:03, 02/11/2021
A+ Aa A-

Lulzim Basha i ka dhënë lamtumirën të atit Xhelalit, i cili u nda nga kjo jetë dy ditë më parë, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

‘U nda nga kjo jetë pas një beteje të gjatë, duke na hidhëruar dhe ligështuar mamanë time Remzijen, mua dhe vëllain tim Erlindin, Aurelën, vajzat, familjarët dhe miqtë e shumtë të tij dhe familjes’, shkruan Basha në Facebook.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Sot i dhamë lamtumirën babait tim Xhelalit i cili u nda nga kjo jetë pas një beteje të gjatë, duke na hidhëruar dhe ligështuar mamanë time Remzijen, mua dhe vëllain tim Erlindin, Aurelën, vajzat, familjarët dhe miqtë e shumtë të tij dhe familjes. Ai u largua në paqe i rrethuar nga dashuria dhe përkujdesi i njerëzve të tij të dashur.

Në këto momente dhimbje të rëndë për familjen tonë, falenderojmë me mirënjohjen më të thellë të gjithë miqtë dhe dashamirët që na u gjendën dhe na lehtësuan, me praninë, mendimet, mesazhet, lutjet dhe mbështetjen e tyre.

Falenderojmë mjekët, infermierët dhe të gjithë personelin shëndetësor për përkujdesjen e tyre të dhembshur për babain gjatë gjithë kësaj periudhe.

Për familjen tonë kjo është një humbje e madhe. Por po kaq i madh është ngushëllimi që Zoti e mori me qetësinë dhe dinjitetin që i fali në çdo çast të jetës së tij, si dhe lutjet tona që shpirti ti prehet në paqe!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco