Ristani: Do mblidhemi në 11 dhjetor për të shqyrtuar vendimet e Bashës. Gati për...

Ristani: Do mblidhemi në 11 dhjetor për të shqyrtuar vendimet e Bashës. Gati për...

19:53, 02/11/2021
A+ Aa A-

Pak ditë më parë nga Lezha, ish-kryeministri Sali Berisha shpalli datën 11 dhjetor si ditën që do të mblidhet Kuvendi i Partisë Demokratike, datë e cila përkon me ditën e themelimit të kësaj force politike.

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, i ftuar në studion e lajmeve në “Vizion Plus” ka treguar se çfarë do të prodhojë Kuvendi.

I pyetur nëse do të kërkohet rrëzimi i Bashës apo vendimit për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, Ristani sqaroi:

“Në Kuvend do të ndryshojmë statutin, do të shqyrtohet veprimtaria dhe vendimmarja e Bashës gjatë kësaj kohe, e gjithë veprimtaria antistatutore, jo vetëm vendimi mbi Berishën. Po ashtu, do të bëhemi gati për një referendum.”

Duke e refuzuar si mendim, Ristani mohoi si mundësi shpalljen e kandidaturës së tij për kreun e Partisë Demokratike.

“Jo, nuk e kam menduar diçka të tillë, por gjithsesi PD është e njerëzve të lirë, kushdo që mendon se mund t’i japë partisë edhe në poste të tjera, shumë mirë bëjnë që marrin pjesë për të garuar”, tha Ristani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 02/11/2021 23:20

Basha po shkaterron opoziten.I ka lene dore te lire Rames

Shto koment

Denonco