Kush ishin drejtuesit e PD-së në Kamëz që morën pjesë te 'Foltorja' e Berishës

Kush ishin drejtuesit e PD-së në Kamëz që morën pjesë te 'Foltorja' e Berishës

19:34, 02/11/2021
A+ Aa A-

E gjithë struktura drejtuese e degës së Partisë Demokratike Kamëz ishte sot në 'Foltoren' e ish-kryeministrit Sali Berisha. 

Në "Foltoren" nr.14 të liderit historik të demokratëve morën pjesë Artan Dervishi nënkryetar i degës së PD në Kamëz, kryetarët e grupseksioneve të Kamzës dhe Paskuqanit si dhe anëtarët e kryesive të Kamzës dhe Paskuqanit. 

Të pranishëm ishin edhe Anton Pjetërnikaj, kryetar i degës së PD në Paskuqan si dhe nënkryetari i kësaj dege, Destan Marku. 

Gjithashtu, 'Foltorja' u ndoq Live dhe nga deputeti i zonës, Flamur Noka, ish-deputetja e PD dhe anëtarja e Këshillit Kombëtar, Mimoza Hajdarmataj, ish-zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Erzen Breçani, por edhe ish-funksionarë të tjerë demokratë. 

***

"Foltorja" e Berishës në Kamëz ishte takimi me më shumë pjesëmarrës dhe më entuziasti i zhvilluar deri tani.

Lideri historik i PD u prit nga simpatizantët demokratë me daulle, këngë dhe vallë. Ndërkohë mësohet se Berisha do të vijojë në Lushnje Foltoren nr.15.

Në 11 dhjetor ish-kryeministri ka thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD ku do të votohen ndryshimet statutore, por njëkohësisht do të nisë edhe një epokë e ndryshimesh për Partinë Demokratike, në funksion të fuqizimit të saj në bazë dhe çdo forum drejtues, për t'i paraprirë sfidave me synim rikthimin në qeverisjen e vendit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco