VIDEO/ Zhvillimet në PD, Harxhi: Foltorja ka zgjuar shpresat e demokratëve, Basha duhet të largohet

VIDEO/ Zhvillimet në PD, Harxhi: Foltorja ka zgjuar shpresat e demokratëve, Basha duhet të largohet

19:31, 02/11/2021
A+ Aa A-

Demokratja Edit Harxhi, në një intervistë me gazetaren Juli Krisafi në emisionin Ora 19:00 në Syri Tv, foli për zhvillimet në PD.

Harxhi thekson se Foltorja e Sali Berishës ka zgjuar shpresat e demokratëve. Ajo shton se Basha duhet të ikë, sepse nuk ka mbështetjen e bazës së Partisë Demokratike.

“Foltorja ka kthyer shpresat e PD-së. Hapi i pare që duhet marrë është largimi i Bashës. Presioni ndaj Bashës është i madh. Basha nuk dëshirohet nga baza e Partisë Demokratike. Foltorja ka gjeneruar burimet njerëzore. Basha nuk krijoi dot frymë.

Duhet që të kthehet në PD institucioni i votës, se vota e lirë e riformaton partinë. Primarja është që deputetët të zgjidhen nga vota e drejtpërdrejtë e demokratëve. Berisha është ai që bashkon fraksionet në PD. PD sot nuk ka tiparet e konservatorizmit të shekullit të 21. Familja duhet të mbrohet patjetër”, u shpreh Harxhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco