Mbyllet 'Foltorja' e Kamzës/ Berisha tregon çfarë i tha biznesmeni: Protestë 6 mujore për largimin e Ramës

Mbyllet 'Foltorja' e Kamzës/ Berisha tregon çfarë i tha biznesmeni: Protestë 6 mujore për largimin e Ramës

18:50, 02/11/2021
A+ Aa A-

Mbyllet 'Foltorja' e 14-të e liderit historik të PD me anëtarë demokratë dhe simpatizantë të Kamzës. 

Një nga takimet me më shumë pjesëmarrës nga të gjitha foltoret e ish-kryeministrit. 

Një prej qytetarëve i kërkoi Berishës nisjen e protestave pas bërjes së ndryshimeve në PD në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit. 

Berisha u përgjigj se mbështet kërkesat e demokratëve, ndërsa lexoi mesazhin e një biznesmeni i cili i propozonte ish-kryeministrit protesta 6 mujore si e vetmja rrugëzgjidhje për largimin e Edi Ramës. 

"Ju siguroj se jam dakord me ju. Para 10 ditësh një biznesmen nga Mamurrasi erdhi në zyrë më thotë Sali ky nuk ikën nqs ne nuk betohemi për protestë të pandërprerë 6 muaj rresht", tha Berisha. 

Foltorja e ardhshme do të jetë në qytetin e Lushnjes

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 02/11/2021 23:22

Poshte Rama poshte rilindja.Kjo qeveri nuk Duhet te lejohet te ekzistoj me as si opozite

Shto koment

Denonco