Berisha thirrje demokratëve: Bashkohuni në 'Foltore'! Rikthimet në histori kanë qenë vetëm suksese

Berisha thirrje demokratëve: Bashkohuni në 'Foltore'! Rikthimet në histori kanë qenë vetëm suksese

18:05, 02/11/2021
A+ Aa A-

Lideri historik i PD, Sali Berisha kishte një thirrje nga Kamza për ata që hezitojnë t'i bashkohen 'Foltores'. 

Një forcë politike vendimet e të cilës ia marrin të tjerët, tha Berisha, nuk vjen kurrë në pushtet. 

Ai premtoi se Kuvendi Kombëtar i PD do të marrë vendime për të rikthyer votën e demokratëve dhe primaret, ku do të jetë vetë anëtarësia që do të caktojë kandidatët për deputetë, ata për kryetar bashkie dhe këshilltarët. 

"Dy fjalë për ata që hezitojnë të bashkohen me ne. Ata janë demokratë si ne. Ne u themi se një opozitë e vërtetë është jetike për demokracinë dhe Shqipërinë. Një opozitë vendimet e të cilës ia marrin të tjerët nuk vjen kurrë në pushtet, është pseudopozitë. Një opozitë e cila shkelmon, njerëz që shkelojnë statutin, forumet, që kanë frikë nga vullneti dhe vota juaj, nuk të sjellin kurrë në pushtet.

Ndaj dhe ne çfarë kërkojmë me Kuvendin tonë? Në radhë të parë të rikthejmë vlerat mbi të cilat jemi themeluar, të rikthejmë votën e lirë. Ne jemi ata që i sollëm Shqipërisë votën e lirë. Ne i kemi sjellë mbarë shqiptarëve dinjitetin njerëzor. Bëmë Shqipërinë të lirë. Ne këtë do të bëjmë përsëri, do të rikthejmë vlerat dhe liritë. Këtu nuk është një çështje personash, por parimesh, vlerash, të ardhmes. Kështu që, çdo demokrat dhe demokrate duhet të bashkohet në përpjekjet tonë për të mbajtur Kuvendin, për të vendosur rregulla që askush nuk i prek, rregulla të cilat respektojnë dinjitetin tuaj, votën tuaj, mendimin tuaj.

Duhet ju t'i zgjidhni deputetët tuaj dhe duhet të zgjidhni atë që vlerësoni më shumë se vetëm në këtë mënyrë ai do të jetë deputeti juaj dhe jo i kryetarëve, do të vijë rregullisht te ju, do të vendosë një raport bashkëpunimi me ju. Ndaj do të vendosim primaret, do të jeni ju që do të përcaktoni renditjen e dpeutetëve, këshilltarëve, të zgjidhni kryetarin. Do të kalojmë te demokracia direkte e juaj. Dhe forumet do të zgjidhni do të vendosin në emrin tuaj", u shpreh Berisha. 

"Rikthimet në histori ka qenë vetëm suksese. Nëse më pyet dikush mua çfarë ndryshimi ka Sali Berisha i 2013 me Sali Berishën e 2021? Mund t'ju them se flej më pak se në 2013-ën, lexoj më shumë, punoj më shumë. Ky është ndryshimi", deklaroi ish-kryeministri. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco