Berisha: Kjo qeveri e zhyti Shqipërinë në varfëri ekstreme, do rikthejmë PD në vlerat e saj

Berisha: Kjo qeveri e zhyti Shqipërinë në varfëri ekstreme, do rikthejmë PD në vlerat e saj

18:15, 02/11/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, në Foltoren e tij në Kamzë, deklaroi se qeveria Rama e zhyti Shqipërinë në varfëri ekstreme.

Berisha thekson se Foltorja do ta kthejë PD-në në vlerat e saj më të mira.

“Qytetarë, të bashkohemi për të risjelle 1991, për të përmbytur regjimin e Ramës dhe të sjellim integrimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Në 2017, duhet të qëndroja në anën e demokratëve, që sot PD të mos ishte në opozitë, por aty ku e meriton, në pushtet.

Kjo qeveri e ka bërë Shqipërinë në mesin e vendeve më të varfëra në botë. Kur PD ishte në pushtet, çuam të ardhurat në nivele shumë të kënaqshme, sipas standardeve ndërkombëtare. Do rikthejmë PD-në në vlerat e saj”, u shpreh Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco