VIDEO/ Berisha: Rama po e çon borxhin 100%, miliardat që merren hua vidhen

VIDEO/ Berisha: Rama po e çon borxhin 100%, miliardat që merren hua vidhen

17:57, 02/11/2021
A+ Aa A-

Në Kamëz, ish-kryeministri Sali Berisha foli edhe për situatën ekonomike që po kalon vendi dhe borxhin e fundit 720 mln euro që mori qeveria. 

Berisha tha se borxhi në Shqipëri po arrin 100%, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ministrat se vjedhin miliardat që merren borxh, ndërsa pasojat do t'i vuajnë qytetarët shqiptarë.

"Me borxhet që ka marrë e ka shndërruar Shqipërinë në një flluskë, në një shtëpi çatie e cila mund të bjerë dhe mund të na zërë brenda. E kemi dorëzuar në shtator 2013 me një borxh 62.6%, e morëm me 58.4%. POr me rritje 4% të borxhit ia dolëm të dyfishojmë rrogat, pensionet, ndërtuam nga Vermoshi në Konispol, Hani i Hotit e Kakavijë 11300 km rrugë, tunele, ura, 1300 shkolla e kopshte, 11 impiante të përpunimit të ujërave të zeza, ujësjellësa e kanalizime dhe borxhi u rrit 4.3%. Sot, vetëm nga 2019 në 2020, borxhi u rrit 7%. nga 2013 borxhi po i afrohet 100%. Me faturën e fundit 720 mln euro, çdo qyhtetar shqiptarë do të detyrohet të paguajë taksa të paktën 1200 euro shtesë. Ku shkuan këto miliarda euro që u morën borxh? U ndërtuan rrugë? 34 rrugë uutostradë janë ndëruar dhe ato gjysma kanë qenë të përfunduara para 2013. Çfarë u ndërtua në Kamëz, Paskuqan, kudo në Shqipëri? Paratë u vodhën nga një lukuni e papërmbajtur hajdutësh të pamëshirë të cilët varfërojnë dhe mjerojmë çdo ditë shqiptarët ndaj dhe në misionin tonë për t'i dhënë Shqipërisë opozitën e vërtetë që ndeshet me këta hajdutë dhe u tregon vendin një minutë e më parë, kjo është PD që do të dalë nga ky proces", u shpreh Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco