Berisha: 'Ballkani i Hapur' vdiq dy ditë më parë në Maqedoninë e Veriut

Berisha: 'Ballkani i Hapur' vdiq dy ditë më parë në Maqedoninë e Veriut

17:42, 02/11/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha tha nga Kamza se "Ballkani i Hapur" i krijuar nga Aleksandar Vuçiç, Edi Rama dhe Zoran Zaev, vdiq në Maqedoninë e Veriut me humbjen e Zaev në zgjedhjet vendore të cilat çuan në dorëheqjen e tij si kryeministër. 

Berisha e quajti Zaevin aventurier që nxiti përplasjes Bullgarinë dhe Serbisë, duke harruar se Maqedonia e Veriut u formua për të ndalur ekspansionin e këtyre dy shteteve. 

"Një përshëndetje të përzemërt dua t'u përcjell zgjedhësve të Maqedonisë së Veriut që ia prenë biletën një aventurieri i cili me aventurën e tij e shndërroi Maqedoninë e Veriut në mollë sherri midis Bullgarisë dhe Serbisë. Ky politikan i verbër harroi se Maqedonia e Veriut u krijua për të mos lejuar formimin e Serbisë së Madhe, as të Bullgarisë së Madhe, ndërsa ky vrapoi pas Beogradit sikur të ishte i biri i Pashiçit.  

Zhvillim i madh pozitiv në Maqedoninë e Veriut ishte se aty ku u pagëzua me emrin e George Soros "Ballkani i Hapur", aty edhe vdiq dy ditë më parë nga vota e qytetarëve të Maqedonisë", u shpreh Berisha, duke shtuar se me "Ballkanin e Hapur", Rama tentoi ta shndërrojë Shqipërinë në vasale të Serbisë. 

"Nuk ka nevojë për hegjemonizma, por për bashkëpunim midis vendeve të barabarta", tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco