Berisha: Me ligjin e birësimit, Rama i hap rrugë trafikimit të fëmijëve

Berisha: Me ligjin e birësimit, Rama i hap rrugë trafikimit të fëmijëve

17:38, 02/11/2021
A+ Aa A-

Nga Kamza ku po zhvillon Foltorenm e 14-të me qytetarët, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka çuar në Parlament një ligj që de facto nxit trafikimin e fëmijëve. 

Ligji për birësimin, tha Berisha, rrezikon fëmijët dhe i bën ata objekt të trafikimit.

"Ne i besojmë familjes si themelimin e të gjitha themeleve të shoqërisë. Edvin Kristaq Rama futi në shkollë platformën e numëremërimit të prindërve sikur të ishte matrikullim vetem e vetëm për të shuar shenjtërinë e familjes tonë. Dhe tani ka çuar në parlament ligjin për t'i hapur rrugën trafikimit të fëmijëve, nëpërmjet adoptimit. NUk kam asgjë kundër adoptimeve, mbështets dhe nderoj ata prindër që adoptojnë fëmijë, por t'i besosh fëmijën atij që është krejt i vetëm në kushtet kur je shtet narkotrafiqesh e bën atë vetëm për t'i bërë ato objekt trafikimi. Sot fëmijët shqiptarë janë fëmijët me të dëmtuar dhe më  mjeruar të Europës, Save dhe Children ka publikuar studimin e fundit se fëmijët në Shqipëri janë dy herë më të kërcënuar se fëmijët në Kosovë. Ku tregon se fëmijët e Shqipërisë zënë vendin e parë në rrugët e Europës si fëmijë të trafikuar. Ky do të miratojë ligjin, de facto të trafikimit të fëmijëve"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco