Një shkelje lirie e paraportuar pranë Departamentit të Shtetit

Një shkelje lirie e paraportuar pranë Departamentit të Shtetit

16:24, 02/11/2021
A+ Aa A-

Raportet e përvitshme të Departamentit të Shtetit mbi biznesin, të drejtat e njeriut e të medias kanë qenë e vazhdojnë të jenë skaneri më i qartë e më realist për shumë vende, përfshi dhe Shqipërinë.

Dhe jemi të sigurtë se janë pikërisht këto raporte realiste, të detajuara, që Flamuri Amerikan i Mbrojtjes të Drejtave dhe Lirive të Njeriut valëvitet akoma me dinjitet në këtë tokë, pavarësisht nga zigzaget personale të njërit apo tjetrit Ambasador.

Për shkak të këtyre Raporteve Amerika ngelet gjithmonë aty ku ka qenë në raport me Shqiptarët, si ajo për ta dhe anasjelltas.

Në një shkrim të para disa ditëve me titull ‘Liria e fjalës, liria për t’u mbledhur dhe foltoret e Berishës’, ish-drejtuesi i VOA për Euro Azinë, Frank Shkreli duke nënvizuar pikërisht këtë sensivitet në lidhje me lirinë e shprehjes dhe të fjalës, shprehu shqetësimin qytetar dhe profesional për një episode aspak demokratik citojmë: ‘sikur një Ambasadë Perëndimore u ka bërë thirrje disa televizioneve kryesore të Shqipërisë që të mos mbulojnë foltoren e Berishës’.

Ky lajm kishte kaluar edhe nga ne më parë.

Gazetarë të pranishëm në takimin me Ambasadoren Amerikane Yuri Kim na e kishin konfirmuar se ishte pikërisht ajo që ua kishte kërkuar këtë.

Të jemi të sinqertë nuk u shqetësuam aq sa zoti Shkreli se kishim dëgjuar dhe gjëra të tilla të ngjashme dhe më parë.

Thjesht bëmë detyrën tonë: i kërkuam zyrtarisht me shkrim dhe në disa forma Ambasadës të na konfirmonte nëse kjo ishte e vërtetë ose jo: përgjigje që u bë kohë që nuk e kemi marrë ende e ndoshta nuk do ta marrim kurrë.

Po në mënyrë që lufta e Departamentit të Shtetit ndaj shkeljes së lirive themelore të njeriut, përfshi atë të tubimeve dhe të medias të jetë sa më efikase, jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë, do ishte tejet e dobishme që ky rast flagrant i shkeljes të këtyre të drejtave, pikërisht nga Ambasadorja e vendit që ka Raportet më realiste për të drejtat e njeriut dhe median, thjesht të ishte një rast i raportuar pranë Departamentit.

Kështu ndihmohemi të gjithë, madje dhe Ambasadori i ri, që kur të shfletojë Raportin e ardhshëm, do të shikojë jo pa habi se çfarë u kishte kërkuar paraardhësja e tij disa nga mediave në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Korabi03/11/2021 16:09

Ska kohe te pergjigjet se po hsne misra me spiropalin

Daj Jaku03/11/2021 14:54

Kimetja ka qasje aziatike ( kinezo koreane veriore ) për demokracinë dhe lirinë e mediave.

Shto koment

Denonco