VIDEO SYRI/ Vijon protesta e banorëve të ‘5 Majit’: Nuk ka projekt! Dëmshpërblimi me çmime jo reale

VIDEO SYRI/ Vijon protesta e banorëve të ‘5 Majit’: Nuk ka projekt! Dëmshpërblimi me çmime jo reale

16:17, 02/11/2021
A+ Aa A-

Vijon për më shumë se dy javë rezistenca e banorëve të ‘5 Majit’ në kryeqytet kundër projektit që parashikon shembjen e shtëpive të tyre.

Për kamerat e SYRI TV, banorët shprehen se nuk janë kundër projekteve të pushtetit vendor, por shqetësimi i tyre është dëmshpërblimi me vlerën reale te tregut dhe jo me çmim reference, si dhe kërkojnë të bëhet transparencë nga instancat përkatëse e të mos ketë diferencime në mënyrën sesi trajtohen banorët.

Gjatë aksionit të kryer ditën e hënë ka pasur edhe tensionim të situatës, pasi në zonë janë paraqitur pqrfaqësues të IMT dhe forca të policisë.

Fillimisht banorëve iu bë me dije se do të shembej vetëm një magazinë pronë shtetërore, por në fakt IMT shembi tre shtëpi të banueshme.

Ndërkohë këtë të martë situatë u paraqit më e qetë, por banorët qendrojnë në gatishmëri gjatë gjithë kohës. Ata nuk kanë arritur asnjë dakordësi me pushtetin vendor, teksa shtojnë se do të ndjekin edhe rrugët ligjore, pasi sipas tyre po u bëhet padrejtësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco