Rama në samitin e klimës: Na duhen para, por mos na i jepni borxh

Rama në samitin e klimës: Na duhen para, por mos na i jepni borxh

13:52, 02/11/2021
A+ Aa A-

Edi Rama ka folur në Samitin e Klimës që po mbahet në Skoci. Duke folur në këtë samit ai është shprehur se Shqipëria po vuan pasojat e vendeve të mëdha, që janë edhe ato që ndotin më shumë planetin.

Në fjalën e tij në samitin e klimës, që po zhvillohet në Glasgou të Skocisë, Rama tha se Shqipëria është një vend jo ndotës, por ka nevojë për ndihmën e shteteve të mëdha për të përballur krizën energjetike.

‘Ndoshta jam më i gjati këtu, por vij nga një prej vendeve më të vogla, Shqipëria. Në mbledhje të tilla ne na thonë se çfarë të bëjmë, të dëgjojmë e të mbajmë shënim.

Por ende nuk mora përgjigje për pyetjen që kisha para se të vija këtu.  Si kanë ndërmend të na ndihmojnë ndotësit e mëdhenj neve, një vend jo ndotës. Po, po, një vend jo ndotës’, tha Rama.

‘Prodhimi ynë i energjisë bazohet 100% në energji hidrike, 100% të rinovueshme. Mund t’i kishim pranuar të gjitha ofertat për termocentrale për të kompensuar nevojat në muajt e thatësirës.   

Kështu që vendi im pyet, mos po paguajmë për shkak se po bëjmë gjënë e duhur. Besoj se do të marrim financime për të luftuar këtë ngërç.

Këto financime nuk duhet të vijnë në formën e huave, që do të na fusin në një spirale borxhesh, por në formën e granteve, që do të na fuqizojnë për të investuar’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi 03/11/2021 02:12

Shqiperia eshte nje vend i bukur me Bregdet me Lumenj me Liqene me Male me Fusha i ka te gjitha te mirat qe ja ka dhene Zoti por Por Poooor na ka dhene nje ndotje te madhe por shume te madheeeeee pasardhesin e Enver Hoxhes Edvin Kristaq Ramen qe e mbyti Europen me Hashash dhe me Drogra kjo eshte ndotja e nje bastardi qe bon si Politian Boteror pa EdiRamensdo ekzistonte planeti toke. Or Qyp o sum mut Shqiperine e qelbe me Ballen Gjiknurin Ametaj Ballukun Manastirliun Xhaçken Beqen Dhe shume kurva te tjere. Ka surrat ky i degjenerumi me fol per ndotjen, po ti o Edi Rama je ndotja njerzimit or klysh komunisti or pjelle bastarde, shikoje fam tende te gjithe kane dale skarcitet ska lidhje fytyra me trupin si fam Adams jeni.

Shto koment

Denonco