Nis në Syri Tv emisioni ‘Task Force’ me gazetaren Sonila Meço, diskutohen ndryshimet kushtetuese

Nis në Syri Tv emisioni ‘Task Force’ me gazetaren Sonila Meço, diskutohen ndryshimet kushtetuese

22:12, 01/11/2021
A+ Aa A-

“Task Force” është emisioni më i ri që ka startuar në Syri Tv në moderimin e gazetares Sonila Meço. Në puntatën e parë temat kryesore kanë qenë ndryshimet kushtetuese, si dhe a ka dështuar reforma në drejtësi. Këto tema u diskutuan mes gazetarëve dhe juristëve të njohur

NGA SYRI TV

Nis në Syri Tv emisioni Task Force i gazetares Sonila Meco. Ndryshimet Kushtetuese, Reforma ne Drejtësia, a ka dështuar dhe modeli i Zaev, kanë qenë temat që janë diskutuar mes gazetarëve, juristeve. Të ftuar ishin Bledian Koka, Sokol Shameti, Poli Hoxha, Bledar Dervishaj dhe Saimir Visha.  Juristi dhe këshilltari i presidentit thekson se nuk sheh shpresë që reforma në drejtësi të njohë funksionim ndërsa avokati Vishaj vë në dukje mos funksionimin e gjykatave për shkak të vettingut

Ndryshimet kushtetuese për gazetarin Koka janë një pazar mes PD dhe PS.

Ndërkohë që gazetari Hoxha theksoi se dorëheqja e Zaevit është goditje ndaj projektit të Ballkanit të Hapur.

Task Force do të jetë një emision në Syri Tv nga e hëna në të enjte në oren 18.00 për të trajtuar temat më të prekshme të aktualitetit dhe ato që shqetësojnë qytetaret.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco