Hetimi i SPAK/ Bardhi: Akt i mirëpritur drejt pastrimit të politikës. Rama futi modelin e politikanit gangster

Hetimi i SPAK/ Bardhi: Akt i mirëpritur drejt pastrimit të politikës. Rama futi modelin e politikanit gangster

18:52, 01/11/2021
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të SPAK për të hetuar kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës, pas denoncimit të PD.

‘Marrja si i pandehur i uzurpuesit ilegjitim të Bashkisë së Mallakastrës është një akt i mirëpritur drejt pastrimit të politikës’, shkruan Bardhi në Facebook.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Marrja si i pandehur i uzurpuesit ilegjitim të Bashkisë së Mallakastrës është një akt i mirëpritur drejt pastrimit të politikës. Me kallëzimin tonë në SPAK, pasi treguam me dokumenta se mandati i tij ishte i paligjshëm, PD bëri vetëm detyrën ndaj qytetarëve. Ne i qendrojmë bindjes sonë se mund të ecim përpara drejt zhvillimit pa politikanë të korruptuar e të lidhur me krimin.

Të zgjedhurit në parlament, në qeveri dhe në bashki duhet të jenë shërbëtorë vetëm të interesave të qytetarëve. Edi Rama futi në politikë modelin e politikanit gangster, që rri në pushtet në aleancë me krimin.  Ky model duhet zhbërë përmes vetingut në politikë. Shqiptarët meritojnë të qeverisen nga politikanë me integritet.

#vettingnëpolitikë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco