VIDEO/ Vrasja në Laç, Bajrami: Edhe pse ngjarja u filmua nga kamerat, nuk ka autor

VIDEO/ Vrasja në Laç, Bajrami: Edhe pse ngjarja u filmua nga kamerat, nuk ka autor

16:49, 01/11/2021
A+ Aa A-

Gazetari Armand Bajrami, në një intervistë me moderatoren Armela Ferko në Edicionin e Pasdites ne SYRI TV, foli per vrasjen e ndodhur mengjesin e sotem ne Laç, ku u ekzekutua ish-polici Xhelal Reçi.

Bajrami foli edhe per akuzen e SPAK qe ka marrë të pandehur kreun e Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

Gazetari theksoi se emri i Ismailajt ishte lakuar nga PD që më 2020, duke shtuar se ai kishte dënim me 3 vjet burg në Greqi.

'Kryetari i Mallakastrës është marrë i pandehur nga SPAK. Qerim Ismailaj ishte dënuar 3 vjet burg nga gjykatat greke dhe nuk e kishte thënë këtë fakt. Tashmë, Ismailaj duhet që të përballet me akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Ismailaj është kaluar si emër që më 2020. Nuk dihet nëse do të ketë masë ndaj tij. Ismailaj ka dalë se është dënuar tre vjet burg në Greqi për përleshje dhe konflikt, që në Shqipëri i korrespondon në Kodin Penal veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje', - tha gazetari Armand Bajrami.

Në lidhje me vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi në Laç, Bajrami shpjegoi ngjarjen.

'Mjeti që është përdorur në vendngjarje ka qenë me targa të huaja. Kjo ngjarje ka ndodhur në qendër të Laçit. Prokuroria po heton.

Zona ka pasur kamera, të shtënat kanë qenë nga afër. Autorët kanë qenë me maska. Xhelal Reçi dyshohet se është vrarë për shkak të konflikteve të djemve të tij, sepse ai vetë nuk kishte qenë problematik.

Tre persona janë përfshirë në këtë vrasje. Në mjetin e djegur akoma nuk janë gjetur prova. Edhe djalit të Xhelal Reçit i është bërë atentat. Fatkeqësisht, edhe pse ngjarja është filmuar nga ana e kamerave, sërish deri tani nuk ka autor të vrasjes.

Po verifikohet çdo pistë e mundshme dhe biznes i mundshëm, çdo konfklikt që mund të ketë gjeneruar këtë vrasje', - deklaroi Armand Bajrami ne SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco