SPAK çon për gjykim kryebashkiakun e Mallakastrës

SPAK çon për gjykim kryebashkiakun e Mallakastrës

16:08, 01/11/2021
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, më datë 7 shtator 2021, ka regjistruar procedimin penal me Nr.236/2021, në ngarkim të shtetasit Qerim Ismailaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Mallakastër, si i dyshuar për veprën penale ‘Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve’ të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Në kuadër të këtij procedimi penal janë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe në përfundim është konkluduar se shtetasi Qerim Ismailaj, ka konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 190, paragrafi i parë i Kodit Penal, e për rrjedhojë, i është komunikuar akuza, është marrë me cilësinë e të pandehurit dhe janë përfunduar hetimet.

Sot me datë 1 nëntor 2021 nga Prokuroria e Posaçme është dërguar kërkesa për gjykimin e çështjes pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në ngarkim të të pandehurit Qerim Ismailaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Mallakastër, për kryerjen e veprës penale ‘Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve’ të parashikuar nga neni 190 paragrafi i parë i Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Indignados01/11/2021 20:11

Po ketej nga Tirana nuk do dukeni ju te SPAK? Ketej po derdhet kupa, ju merreni me vocerrak dhe hajdut diletante. Kapni ndonje te madh se nga ngopet me cironka

Shto koment

Denonco