Tërmeti 5 ballë në Dibër/ Çupi: 14 godinat të dëmtuara, banorët flenë jashtë. Bashkia inekzistente

Tërmeti 5 ballë në Dibër/ Çupi: 14 godinat të dëmtuara, banorët flenë jashtë. Bashkia inekzistente

17:20, 30/10/2021
A+ Aa A-

Deputetja e PD Dhurata Çupi ka nxjerrë listën e godinave të dëmtuara nga tërmeti 5 ballë i ndodhur dy ditë më parë në Qarkun e Dibrës.

Çupi ka reaguar ndaj inekzistencës së Bashkisë Klos, e cila i ka braktisur banorët pasi nuk ka shkuar akoma të evidentojnë dëmet e shkatuara.

Postimi i plotë i Dhurata Çupit:

Në qarkun Dibër , janë prekur nga tërmeti shumë banesa, e rrjedhimisht disa qytetarë mbrëmë kanë qëndruar jashtë.  Një mesazh nga një qytetar ne bashkine  Klos  i prekur nga lëkundjet e tërmetit duke ju dëmtuar shtëpia,  ankohet se administrata e  bashkisë Klos , i është përgjigjur se do të vimë të shikojmë ditën e hënë.

Nderkohë edhe në njesitë e tjera ke patur demtime

 5 banesa  në njësinë administrative Fushë-Bulqizë

 3 banesa në njësinë administrative Ostren

 3 banesa në njësinë administrative Gjoric

 1 banesë në njësinë administrative Shupenzë

1 banesë në njësinë administrative Bulqizë

1 banesë në njësinë administrative Zerqan

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco