Acarohet Dash Shehi: Të vihet kufiri, Basha e Rama nuk mund të flasin pa fund

Acarohet Dash Shehi: Të vihet kufiri, Basha e Rama nuk mund të flasin pa fund

14:13, 28/10/2021
A+ Aa A-

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u acarua me replikat e gjata mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Ai i kërkoi Lindita Nikollës që të vendosë një kufi në replikat mes Ramës dhe Bashës në seancat që do të vijnë.

‘Të them edhe unë nja dy fjalë për procedurë. Unë nuk mund t’ju jap mend, por një këshillë të vogël. Kemi gjithë mëngjesin këtu, kryetari i opozitës dhe kryeministri bëjnë replikë.

Bëjnë shumë mirë, por replika nuk mund të jetë pa fund, duhet një farë kufiri. Unë e kuptoj dëshirën për të folur, se edhe unë jam pak llafazan. Mirëpo ka një kufi kjo. Ata të kenë mundësi të flasin sa të duan, por jo pafundësisht.

Këto janë njerëz që kanë edhe hapësira të tjera. Kjo punë po teprohet, javë për javë’ tha deputeti Dashamir Shehi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco